Skip to main content

Koha është besnikja ime!

E di cfarë kam mësuar me kohën?! Se cdo gjë shkon në vendin e vet... Ka një fije të fortë shpjegimi për atë që ne presim e atë që jeta na ofron, është arsyeja! Gjithcka ndodh për një arsye!

Ndodh që njerëz të ikin e furishëm të tjerë të vijnë në rrugëtimin që zgjedhim të bëjmë, ka dhe nga ata që janë gjithnjë aty, ata që t'i do zemra, ata të përhershmit, që në shtrëngim të një përqafimi prej malli harrojmë tjua themi zemër për zemër sa i duam!

Jam e veshur në të lumturën e zotimit të fjalës: ti do të jesh gjithmonë! Në cdo ditë e në cdo vit do t'i qendroja besnike vetes duke dashur ata që në fund të ditës do gjejnë kohën për të më thënë, më ka marrë malli, si je?!



Koha është besnikja ime! Më ka dhënë aq shumë orë të rënda leksionesh e më ka paqëtuar nën shprehjen, koha do ta tregojë. E në fakt ajo m'i ka treguar të gjitha, më ka thënë në heshtje pse ti ike, pse dikush tjetër zgjodhi të qëndrojë, pse të tjerë nuk janë më ata që ishin e pse unë do të mbetem po prap njësoj me një cantë mësimesh në shpinë!

Jam ende një studente e saj, si sfungjer përthithës për të mbledhur cdo fletë të një dite të re. Nën këmbë, tapet të butë kam sigurinë se në ciklin e jetës do të rrethohesh prej gjithckaje që vetë e ke prurë në udhën tënde.

Kam dashur fort, kam zhgenjyer, jam bërë egoiste e shumë herë altruiste, një për një i kam marrë mbrapsht si kusur, e me to kam shpenzuar të blej një mësim të ri! Me gjithë marrje-dhënien e vetes me të jashtmen kokë-lart i jam buzëqeshur jetës nën falenderimin e një njeriu të butë e zemër plot.


Me kohën jam e dashur, ja di orët, ja njoh të gjitha, jam një zonjushë veshur në fustan të qëndisur prej cdo rruaze jete, jam e lumtur nën atë fustan, jam e veshur me zemër!

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...