Skip to main content

Një biletë për udhëtim hark!

Ka aq shumë shkëlqime dritash e zhurmë të qeshurash këtu sa edhe sytë më ndizen dritë prej gëzimi!
Në karosel të kuajve rrotullohen gjithë ngjyrat e zemrës, e gjithë bota rreth dashurisë!
I mbaj sytë tek një kolovarëse që bën ecejake para e pas, më afrohet fytyra e një vajze të vogël flokë artë veshur në të kaltër, buzëqesh pas saj, ja fiks këtë pamje ka lumturia!
Me frikë shoh trenin me ulje ngritje si thepisje në zemër, një djalosh i vogël qerpikë gjatë shtrënguar duart fort në mbajtëse, njësoj kështu e ka pamjen siguria...

Me kokën ulur bëj hedhje hapash për të mos u penguar ndër lodra fëmijësh e në cast rrethohem me flluska sapuni të mëdha... Një zonjushë e veshur në borëbardhë fryn prej saj tullumbacë që në sekondë shpërbëhen në ajër, diku vetë e diku nga gishtat e vegjël të fëmijëve, e në cast më ngjan njësoj si frika e largimit, aq duhet, vec një fragment sekondi...
Kapem pas cdo lodre të vogël e rrotullohem nën ajrin e një melodie të ëmbël në sfond. Fytyrë-qeshurit më vjedhin vëmendjen, bie dhe unë në grackën e ëmbël të rikthimit pas në kohë. Më shfaqet imazhi yt...

Zhurma e përplasjes së makinave, nën ngazëllim djemsh e muzikë të fortë ma godet pamjen që si re e bardhë u formësua mi kokë! I ngjan njësoj shpërndarjes së thyer të xhamit kristal, zhurma që bëri edhe e shkuara jonë... Sfungjerë sheqeri rozë ma ëmbëlsuan dhe njëherë shijen, nën të ftohtin e hidhur të një vjeshte si kjo.



Lumturisht tërhoqa një biletë për udhëtim hark...
Kishte edhe të tjerë si unë, dikush zgjidhte ngjyrën e një tjetër nxitonte të ulej...
Një biletë, kaq zotëroja, për ti ardhur dhe njëherë qark jetës për të mbërritur tek ti.

Një udhëtim në karosel të jetës, ku rrotullohen gjithë ngjyrat e zemrës, dhe gjithë bota rreth dashurisë!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...