Skip to main content

...edhe njëqind herë prap unë edhe ti!


Le t'jua lëmë të tjerëve petkun e mërzisë për ne, ata do të trishtohen më shumë... Do të thurin mbi ne rrjeta të vogla intrigash e do vënë në gojën tonë fjalë që ne kurrë nuk i thamë për njëri tjetrin. Do na bëjnë të urrehemi, e di, fjalë për fjalë do na zhveshin edhe dinjitetin, në helmin e tyre gjithsesi një ditë do të na dalë zemra në sipërfaqe e prap botës nuk do tja vëmë veshin, butazi do t'i pikturojmë fytyrës së në thelb ishim vetëm ne të dy!

Ata nuk na duan, e rast nuk do të lënë pa e ulëritur, por mos i dëgjo, nuk do mundesha kurrsesi të hidhëroja shpirtin kur dikur flija në të. Do t'i prisja vetes shiritin e ëmbël të kuq në prag krishtlindje...
Fjongos tonë i humbi forma, por ajo është ende aty, ne thjesht e braktisëm në mesin e rrugës, e lamë në shi, në diell, në ajër, e ajo ende ka ngjyrën e saj, ka të njëjtin efekt për syrin, asaj i mungon përkulja jonë për ta lëvizur prej aty, një rrotullim gishtash e një vallëzim dysh që ti japim dhe njëherë jetë...

Do të ndodhë një ditë, do të shihemi sërisht, e në duar do të mbajmë shiritë të tjerë, do të ritakohemi kur të jetë konsumuar e gjitha, hatërmbetja, urrejtja, hidhërimi, trishtimi, prehja në zemra të tjera e premtimi në fytyra të reja, kur të jemi aq larg sa afërsia të na shembë të gjitha këto në një shtrëngim të fortë përqafimi...



Dhe gjithcka të lindë përsëri, edhe njëherë, edhe njëqind herë prap unë edhe ti!
Do të flasin për ne, ndoshta edhe do të na urrejnë, fytyrës do të na shfaqin copëz buzëqeshje e në kthim të shpinës do të pëshpërisin vrer. Ata do të flasin për ne, se si u takuam prap, se si zemrat e njohën veten dhe njëherë, e se si guxuam...

Butazi, në një puthje sërisht do t'u themi se në thelb kishim qënë vetëm unë dhe ti... Dhe gjithcka lindi përsëri, edhe njëherë, edhe njëqind herë, prap unë edhe ti!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...