Skip to main content

Dorëzohuni sy, atje jashtë bën errësirë...

Shuaj të gjitha dritat, ka mjaftueshëm shkëlqim në sytë e tu, është burim i pasosur për të parë shpirtin! Fik gjithcka lëshon dritë, asgjë ska verbimin tënd! Fike ëndrrën, fik zemrën, ndal edhe rrahjet e saj, ti je gjithë shpirt...
Si hapje mbyllje e shpejtë qepallash më rreh pulsi...
U bë kohë pa u ndjerë kështu! T'a dija se ti përbën gjithë këtë turbullim në stomak, do isha gostitur më herët me emocionin tënd.

Ti je shpejtësia deri në djegie në asfaltin e netëve të mia, me ty rrezikoj deri në thepisjen më të mprehtë, der aty ku pandeh  se fryma bëhet mbytëse! Ti nuk bën romancë, nuk shkruan bukur, nuk flet për yje, as ëndrrat nuk i shquan netëve të vona, por je magjepsës der në dehje! Nuk do të lija asnjëherë të shkoje ose do të rikthehesha dhjetra herë prap tek ti, ti më ndez shpirtin edhe 100 ëndrra, kështu që shuaj të gjitha dritat, jashtë le të jetë errësirë...

 
Në muret përreth më ngjante se cdo hapësirë ish zënë me gërma dhe ditë të gdhendura, ndërsa ti, mbështetur në kokën e krevatit tymosje cigare e nuk lëshoje zë!
Një tym prej shpirti dilte në forma e hark kohor të ngadaltë, e në mendje thurja keqardhje për ata që nuk të kanë njohur kurrë! Isha si në kllapi kur fytyra jote m'u gjend dhe njëherë përballë!

Isha betuar, do t'ja  gjeja një ditë burgun atij shikimi e përjetë do t'i mbaja fort aty. Ti je një betejë e ëmbël dhe për një shpirt rebel si i imi buzëve i pëshpërita gati në prekje:

Dorëzohuni sy, atje jashtë bën errësirë...

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...