Skip to main content

Në të ëmblën vjeshtë!

Unë e di, ti do kthehesh, e bashkë me ty do vijë në jetë edhe njëherë jeta ime!
Ti do kthehesh, unë e di, kemi lënë në ajër edhe ditë të pangopura me diell e netë të heshtura në numërim yjesh!

Gjithmonë më thoje se unë i ngjaj mëngjesit me diell ditën e shtunë! Plot jetë, ngopur me gjumë e gati për një udhëtim...I ngjaj të shtunës, e veshur në lulëkuqe të fushës, muzikës që lëshon përtej një kitarë e braktisur në trung peme, lëvizjes së dallëndysheve për në diell, unë i ngjaj fiks asaj që ti do të shohësh tek unë!

Ndaj unë e di qe ti do kthehesh, sepse vetëm tek unë do gjesh prap atë qe dikur ta mbushte shpirtin me një përqafim!

Unë të ngjaj ty, kur thua më fal, kur qesh e në një grusht lule më dhuron gjithë botën!
Ku mund të gjesh tjetër një shpirt që gjendet i shfaqur në formën e shikimit tënd, ku mund të humbësh i lumtur pa mbajtur në shpatulla peshën e dhimbjes?!

Nuk i përkas më as vetes që kur jam dehur në ty! Ti ma zbut shpirtin. Më ëmbëlson vjeshtën. I ngjaj kartolinave veshur në gjethe portokalli e kunguj cepave të saj. Të duash është vjeshtë, ka përherë një aromë nostalgjie në të, si shfaqje e mrekullueshme me sytë mbushur në lot, bie cdo gjethe e artë si perde mbyllëse për duartrokitje!


Ditëve si kjo dua t'i rikthehem më shpesh në dosjen e fshehur të kujtimeve, me kthimin tënd që ma ngrohu zemrën si një batanije hedhur krahëve e duarve shtrënguar caj në filxhanë ku kryet mban lart një shkop kanellë...

Të kam pranë dhe nuk ndjej më mall. E dija që ti do të vije në një ditë vjeshte tetori. Në atë lloj stine ku pa folur e pa u lutur do të vendosim në fytyrat e njëri tjetrit një stoli që u rri bukur të gjithëve, buzëqeshjen e të qënurit të lumtur…

...sa shumë kënaqësi ka brenda një vjeshte!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...