Skip to main content

Gjurmime shpirti!


Nën diell do jemi gjithmone unë dhe ti...
Vecanërisht të dielave! Ka një energji në cdo hap që bëj. Edhe qielli është ndryshe sot!

Bëj ecejake lart e poshtë rrugës tënde dhe një lëmsh kam shtrënguar në duar dhe në shpirt!
Dua të të dal përballë, të ta mbyll gojën me një puthje e të tërhiqem vetëm kur të të them: nuk po të kërkoj falje, unë thjesht të dua...

Por ti nuk po zbret. Ti nuk zbret dhe mua më ha ankthi shpirtin. Po sikur ti të dalësh tani e unë të mos kem guxim të t'i them të gjitha? Po nëse t'i them të gjitha e ti ikën nga sytë këmbët? Po sikur...?! Po sikur t'i marr gjithë këto gjëmime shpirti e ti zhduk në koshin më të afërt të mbeturinave sepse asgjë ska më shumë vlerë se ajo që ndjej për ty?
Nuk kam mbajtur kurrë pranga për fjalën, e asnjëherë nuk ja kisha lidhur gojën zemrës...
Erdha të të shoh edhe njëherë, të marr frymë bollshëm prej botës e te shfryj cdo peng jashtë shpirti.
Me ty mund të ndaloj kohën e të mos dal kurrë prej andej, të shkul akrepa minutash e të të gjej përsëri në cdo orë, të të shoh sërisht...



Por ti nuk zbret dhe ajri bëhet mbytës. Zemra gulcon ankth e padurim, për pak do të vijë e të hyjë drejt e në shpirt tek ty, me të pa dhe njëherë e vetes t'i fshijë cdo pyetje... Do të duhemi si dikur?!

Ndaloj për një cast dhe ngre kryet lart.
Thonë se shtëpi është aty ku ke zemrën... Ndaj ti nuk po zbret, ti je i strehuar tek unë!
Dashuria e kthen botën përmbys! Më thuaj një gënjeshtër të bukur dhe eja mbyllemi në guackën e saj... E vërteta do të na e tresë heshtjen një ditë!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...