Skip to main content

Në jetë do të vinte dashuria...

Në c'ëndërr m'u veshën sytë kaq keq në ty që as vetes nuk po ja ndjej më dhimbjet? I kisha lënë mbi shtrat kujtimet e me këmbët tërhequr me përtesë ndala pranë dritares. Filxhani i cajit lëshonte avull e me bulëzën e gishtit tregues formova një zemër! Në jetë do të vinte dashuria...

Ti rrotullove celësin e me duar plot dhe i veshur në buzëqeshje më pe me një mimikë lozonjare. Nuk të lashë të shkoje më tej, u spërdrodha si një mace rrëzë dielli dhe u struka në përqafimin tënd.
Unë gati sa nuk shpërtheja prej gëzimi, ndërsa ti, ti ishe po njësoj, ende nuk e dije se frymë prej frymës do merrja shumë shpejt! E lexova në fytyrën tënde sesi dukesha unë në atë moment. Isha e veshur në lumturi! Më duhej vetëm të të thoja se ti nuk do ishe i vetmi, se zemrës i erdhi një zemër tjetër, se ritmet e saj tani janë muzika ime, të të thoja se në jetë do të vinte dashuria...

Ishte aq e madhe për ty sa do të shtohej tek një ëngjëll...
Ne nuk ditëm të duhemi  e as zotit nuk mundemi t’i dalim kundër, ai ka një zemër më të madhe se ne, fal aty ku në shpirt është e ndërtuar  një copëz shpresë. U përtypa disa herë e në grykë më mblidhej fjala si një sekret!
“Jam shtatzënë…”
Dhe fjalia të erdhi si goditje në shpinë, nga duart lëshove cdo gjë… Ti ishe i përbërë nga njëmijë e një nyje të dhimbshme që m’a kishin këputur mëndjen! Në ditën kur të tregova se prisnim të bëheshim me fëmijë, ishte ditëlindja ime. Vetëm një qiri për vetëm një dëshirë, të kem një fëmijë! Të jetë i yti…



Ty nuk të pata kurrë, por sot në duar shtrëngoj gjithë pasurinë e botës në dorën e të voglit tim.  Në mbrëmje kur e vë në shtrat të flerë përsërisim bashkë fjalët: Ne kemi babin më të mirë në botë! Ne rritemi, të duam, i flasim gjithë botës për ty, jemi një ne të dy, jemi një edhe me ty!
Ai ka erën tënde, ka gjakun tënd e në gojën e tij të vogël, fjala më e dashur në botë që thotë, është emri yt!
Ne nuk ditëm të duhemi, por ne sollëm në jetë dashurinë!  Ishte aq e madhe për ty sa cdo ditë rritet në zemrën e ëngjëllit tim!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...