Skip to main content

Vec ti më bën me dashtë!

A duhet të jem ndryshe unë që të ulem në pragun e portës së cdokujt e të bëhem e lakmueshme prej cdo fytyrë njeriu? Cilën zemër duhet të vesh që të buzëqeshin edhe yjet?
A e ke vënë re sesi në teori cdo gjë shkon perfekt e vështirë se njëjtë shkon me praktikën? E kam mendjen top se një nga këto ditë do shpërngulem të jetoj krejt në teori, me i rradhit të gjitha në rend kronologjik, me i rreshtu të bukurat ndodhi si të mi dojë zemra e në fund të ditës krah oxhaku me djeg drunjë e me gëlltit verë...

Ja pra të gjitha këto mi bën qënia jote mua. Vec ti ke fuqinë me ma ngrit mendjen peshë prej aty ku ndjej rehati. Vec ti më bën të lëviz prej aty ku jam e turr e vrap me u nis për tek ti, ti pra ti, ma bën ditën minutë e jetën dakikë...

Të të kërkoj, të të gjëmoj e të gjej në cdo cep qyteti, të gris me force cdo letër që përpiqet me më bind se ti nuk je ai që duhet të gjurmoj...

Vec ti, më bën me dashtë!
Në atë formë sa as veten mos ta njoh nëse më imitojnë në një skenë filmi, po nga larg me kundru me vërejtje e plot gojë me thënë: po kjo, a është në mend?  Po po, jam në mend e në mend të kam. Më ke zaptu atë vend që preket e vajton prej gëzimi lot fisnikë të jetës së dikujt!

 
Në palcën e trupit ndjej se më ka përpi adrenalinë  e përreth kam flakë. Më dhimbset vec pulsi i shpeshtë, si pendë e lehtë nxitoj të të vij afër, notoj në re, në të kthjelltin qiell!

E kam të mencur zemrën, përherë rend turr e vrap për te më e mira ndjesi, këtë herë meraku i ka ngelur në ty. A bën me të dasht e vetëm kaq?

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...