Skip to main content

Zemra u nis e para...

Ke ndezur tek unë në formë fishekzjarresh edhe njëherë gjithë vrullin e heshtur të kohës. Më ndjen edhe ti prej kudo që ndodhesh. Vlojnë në ajër gjithë protonet dhe marrin siluetën e zemrës. Kapem fort pas litarit në balonën e dëshirave  që sapo e lëshoi puthjen me tokën.

Pasagjerë nuk ka më në stacionin e nisjes, hije zbrazur është edhe mburoja e ulëseve në pritje. Rrotulloj në duar dy medaljonë që dikur na përkisnin. Puthja e tyre lë shenjë...
Shi nuk bie po unë vazhdoj të jem e bindur se koha është si unë, e ndryshueshme, fiks atëherë kur nuk e pret, në sekondë qiell i kaltër, e në tjetrin gri e stuhi. Më vjen të zhytem drejt e në thellësitë e shikimit tënd, prej këtu ku ndodhem, edhe deti ta ka zili qartësinë e tyre.
Duart i kam plot fjalë mbledhur në heshtje, dhjetori po vjen prap… Nuk prita më gjatë, u nisa rrugës për tek ti!

Ti ke gjithë gjërat që unë pëlqej, e me gjithë ngjyrat m'a ke marrë duarsh mëndjen!
Të dua kur qesh e kur mërzitesh, kur lëndohesh e kur nuk pranon të dorëzohesh, kur nuk kërkon ndihmë por mbështetesh kokë e shpatull mbi mua për të rigjetur dhe njëherë qetësinë.



Falë zotit nuk je si unë...
Që të pikturoj e të lë cepave të shtëpisë, të marr përdore e të shpie sdi se ku, unë jam rivalja dhe mikja e vetes time, jam brenda e jashtë vetes njëkohësisht, të rrotulloj botës në harkun e një kërcimi e të lëshoj duarsh... Që jam e ftohtë e digjem për ty, që bëhem një pauzë sa një torturë, ajo që ndryshon e prap kthehet e njëjtë, që gënjej dhe e mohoj, që të harroj e prap më kujtohesh njësoj, si në janar ashtu edhe në qershor! 

Balona ngjyrë plot merr harkun e ëmbël të destinacionit final dhe sytë më lëshojnë xixa lumturie. Me vrull zbres dyerve të saj. Jam duke ndjekur zemrën, u nis në këmbë para meje për të ardhur tek ti, sepse dhjetori po vjen prap dhe ajo do të rikthehet në shtëpi…

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...