Skip to main content

Shpirti im balonë!


A ke një shkrepse?! Sa të ndez shpirtin e t’a kthej prap…

Nuk m’a jep dot?!  Vetëm një fije të ka mbetur? Po ndiz tëndin njëherë se e marr prej teje pastaj. Nuk do?! Po pse? Po mirë do e ruash apo do t’a ndash me mua?! As kështu jo ë? Po cakmak ke? Ah i ka mbaruar gazi… E ke përdorur shumë më the apo e  dëgjova gabim?! Prej konsumit të tepërt të cigares apo prej uljes së temperaturave? Cigares, kuptova. Po unë e dua sa për të ndezur shpirtin, aq…


Erdha rrotull hapësirës së atij vëndi e në fakt askush nuk u ofrua për një gjë kaq të vogël, cudi, jemi mësuar që t’i përdorim rëndom të gjithë së bashku e madje ta bëjmë me kortezi këtë gjë, po sot mesa duket nuk qënka dita ime.

Pyeta një nënë që shiste gjëra të vogla në cepin e rrugës, po më tha se nuk mbante në kutickën e saj, e m’u drejtua: po mos pi cigare moj bijë se të bën dëm…
-Jo, nëna jo, e dua për të ndezur shpirtin!

I jepja ngrohtësi duarve prej frymës ndërkohë që bëra edhe disa hapa e pashë një nga këta djemtë e vegjël që të tërheqin prej mënge kur të kërkojnë ndonjë monedhë… po mua më duheshin për të blerë shkrepëse ato të voglat, i dhashë një kartmonedhë e ato të voglat vazhdoja t’i  mbaja shtrënguar.
Gjithë ky diell e nuk më përqafon dot as të dukshmen, bën kaq ftohtë sa dielli më duket si i pikturuar me dorë në cepin e fletores së vizatimit të një fëmije të klasës së dytë. E shoh me bisht të syrit sa për t’i thënë ndër dhëmbë, mashtruese, të rroftë dukja…
Më fort kërciste taka sesa shpresa për të gjetur një fije flakë! U nisa drejt kancelarisë në krahun tjetër të rrugës, në gjurmim të kotë se e dija përgjigjen…

E pasi e dëgjova për të katërtën herë jo-në i kërkova disa letra të bardha…apo të marr një pako më mirë, ose e di cke? Më jep letra të mbetura, ose ato të grisurat, jepmi t’i mbledh se më duhen të bëj zjarrin me to, me këtë të ftohtë, jam e bindur se i duhet më shumë se një shkrepse për ta mbajtur ndezur. Ja m’i mblidh këtu tek kjo kutia, kam edhe disa copëza mbetur, fute edhe këtë lapsin e drunjtë se kam shkruar boll me të, i erdh koha të digjet, sa fleta ka shkruar dhe ky dreq, tani më duhet…

" - U, më fal, u ktheva pa mëndje. Më fal. Të vrava?! Është e fortë kjo dreq, mban brënda shumë gërma që peshojnë më shumë se një botë. Më fal prap."

Ula kutinë që mbaja në dorë dhe heshta përballë buzëqeshjës tënde që pranoi ndjesën time. Zgjata dorën për të përshëndetur por ti nuk e bëre, e dora më mbeti e zgjatur e bosh…
Nga xhepi nxorre një cakmak e në dorën tjetër me fjongon e artë lidhe kutinë e gjithckasë time.

" - Hajde dalim jashtë, do të bëj unë zjarrin vetëm qëndro përballë meje që të mos lejosh erën të fryjë mbi të, ka një frymë me ajër ai tullumbaci i kuq jashtë dhe nëse e lëshoj ikën, i lidhim kutinë tënde dhe e shohim se sa larg do shkojë…"


Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...