Skip to main content

Shihemi nesër!?

Une jam këtu sepse ka shume kilometra qe dua t’i bëj me ty. Sepse ka mesazhe te pashkruara e premtime të pathëna. Ka ende data të parrethuara në kalendar, ka përvjetore që presin t’i shuhen qirinjtë, ka netë pa gjumë që duan të na mbështjellin.

Unë jam këtu sepse akoma nuk e di se si është të drekosh me ty në një ditë të dielë, në periferi, në pranverë, me diellin që puhizën e lumturisë e jep drejt e në tavolinën e shtruar
Jam këtu sepse ende nuk kam provuar ankthin e pritjes së një lajmi të rëndësishëm tëndin, sepse dua të ndash me mua gëzimin dhe hidhërimin e atë castin e vogël të etjes time për të të treguar se jam promovuar në punë.
Jam këtu sepse ka ende shumë filma që dua të shoh, ka pafund libra që dua të lexoj, ka këngë që dua t’i dëgjoj me ty, ka mëngjese që dua t’i zgjoj me ty, sepse ka shumë gjëra që dua t’i tregoj njerëzve për ty…

Unë jam ende këtu sepse bota ka nevojë për ty!
Sepse nuk kam qënë kurrë në Paris, Japoni apo Australi, sepse ka shumë cepa që jeta ende smë ka përplasur me to. Sepse ka edhe një vjeshtë tjetër që ende nuk ma ka njohur buzëqeshjen e artë.
Ka shumë histori e shkrime që unë ende nuk i kam hedhur në letër, sepse ka emocione që ende nuk i kam provuar, akoma nuk e di se si është të kapërdish hatërmbetjen tënde e pajtimin e ëmbel pas saj, sepse unë nuk e di se sa mund të vrasë mungesa jote për të të përqafuar fort pasi të të shoh.
Ende nuk të kam thënë se sa të vlerësoj, prandaj jam këtu…

Sepse kam nevojë të jem këtu, sepse dua të jem këtu, sepse thellë në shpirt, meritoj të jem këtu!
Unë jam këtu sepse lumturia ekziston, e për aq kohë sa ajo të ketë jetë, unë dua ta ndaj me ty. Sepse ka akoma ditë me shi që unë nuk i kam parë me ty prej xhamit të dhomës që mban aq ngrohtësi.
Ka ende shumë stinë që nuk i kam veshur me ty, shumë fotografi të pashkrepura e një album bosh në pritje të tyre.
Unë ende nuk t’i njoh momentet e tua të lumturisë, akoma nuk e di se si duhet të sillem me ty kur ti të mërzitesh, e se cfarë ngjyre merr shpirti yt kur është plot…
Në cfarë ore të zgjohen ëndrrat? Sa shpejt ecin gjurmimet e tua drejt tyre? Sa pikëpyetje të tjera kam që më duhet kohë t’i jap formë.

Shpresoj të gjesh një arsye për të qëndruar…


Shihemi nesër!?


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...