Skip to main content

8 me 2

Unë dhe zemra veprojmë si dy individë të ndryshëm… po po! Nuk më pyet fare, shyqyr që na mbledh darka brënda një krevati. E kam fjalën për zemrën si organin muskulor që furnizon trupin, jo për një individ që i thua “zemra”.


E cuditshme është në fakt se si shpesh herë reagojmë duke u nisur vetëm nga instiktet dhe ndjesitë, që me thënë të drejtën, unë e kam bërë shpesh, se vdes për atë dreq adrenaline. Po dje ja mblodha si gruaja burrit, po e dimë që të gjithëve jua mbledhin në fund të ditës…

Dëgjo këtu i thashë, se asgjë ske “ndritur” deri më sot, i ke mbushur të gjitha kupat dhe unë nuk kam ndërmënd t’i pi, të kam dëgjuar mjaftueshëm, shpesh herë më je dukur e mirë e të kam toleruar, po c’paske qënë. Si nuk u lodhe? Sa herë je copëtuar? A nuk të vjen keq që sa herë të “operoj” e të duhet aq kohë të rimëkëmbësh ti prap ngrihesh e thyen këmbën? Nuk di si t’ja bëj me ty…
Të kam blerë mbrojtëse për gjunjtë, nga ato që mbajnë disa tipa të një lloj sporti që as emrin nuk ja di, edhe atë që mbulon kokën me hekura  e me dreq e me shejtan ta kam blerë, e ti c’bën, shkon e qërrohesh nga sytë, a ti tiiii. E pakujdesshme je…
Po unë nuk të lë më, më marsh të keqen... Që mbrëmë i mbyllëm hesapet edhe ta them sinqerisht që smë vjen keq fare për ty, mbeta duke të të ngushëlluar. Më dhëmbin edhe muskuj të tjerë që ti të llastohesh si e vetme e të më vjedhësh gjithë vëmëndjen. Natyra ime capkëne të sfidon sot…
Sepse ti nuk më kupton… ke mëndjën tënde dhe e di që vështirë se do biem dakort ndonjëherë, prandaj të kam “censuruar” takimin me zemra të tjera, atë pjesë të axhendës ja kam lënë trurit, është më i zhdërvjellë se ty, mistrece, të kam xhan mi po ti më ke bërë copash… si fëmijë i llastuar je, po të kam thënë që unë jam xheloze përherë kur ma “vjedhin” vëmëndjen “gjërat” më të vogla se unë… jam egoiste mi, s’e kupton?! Edhe ty ngaqë të dua për vete po t’i them këto. Si mendon ti kush të do më shumë se unë?! Asnjë mi…

Po herën e fundit ma punove bukur, ike larg shumë…e poshtër, 3 bileta duheshin prerë për të të ndjekur, cmë ke bërë, as leje nga puna nuk merrja dot, as leje lindje nuk merrja dot, se duhen 9 muaj dreqin, e ti më ike nga sytë këmbët, unë prap bëra si bëra ushqeva muskujt e tjerë, mëndjen më shumë e kam sfilitur këto kohë, zbor i kam bërë, ushtri të keqe forcash komando, po jo mi po ka lezet, do ta provosh dhe ti pa merak.

Aty rri, mos lëviz, të prangosa, m’u dorëzove e lodhur vetë, prap e thyer copash, dhe unë prap të ushqeva, se nuk jam si ti unë, mosmirënjohëse, që të gjitha rrahjet i numëron me frymën e një zemre tjetër.

Sot është herët për të të thënë se po e merr veten… të duhet kohë…

Por më vjen keq të të rrëfej se përqindjen më të madhe e mori mëndja, ndërkohë që ti mbrëmë bëje ecejake për t’u rikthyer tek unë, mëndja urtë-butë, nuk më la kurrë vetëm!

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...