Skip to main content

Prej teje...

Sonte zgjodha të darkoj vetëm... e të rreshtoja para vetes të gjitha pjatat e mia të preferuara. Zgjodha edhe verën. Qirinjtë më kishin mbetur vetëm të verdhë, ata ndeza. M’u ngroh shpirti prej vetmisë, fort e paskam dashur këtë moment. Po përpiqesha të gjeja ndonjë gjë interesante ndërkohë që shtypja butonin e telekomandës por mbeta vetëm duke kërkuar pa gjetur një film për të më shoqëruar përgjatë darkës time...
Ndeza kujtimet...e vura në sfond muzikën time të preferuar!

M’u shfaq menjëherë një skenë e dashur shumë, që unë si capkëne nuk ta vlerësova në moment, por më vjen të qesh kur mendoj se si mund të jetë njeriu me një shpirt aq të bukur.
Kanë një aromë këto raviolit që më sjellin ndërmënd drekën e fundit që kemi kaluar bashkë. E marr me vrull të madh t’a provoj po më erdhi shije e idhët... cudi në fakt, ishin të freskëta... e në moment u përmënda se kujtimet i kam lënë ndezur dhe po më pështjellojnë dhe ushqimin. Ndoshta bëra gabim që kujtova drekën tonë të fundit, prej saj ne u zumë...

E largova pjatën e raviolit, e pashë turi-varuar mizerjen, sa me qejf e kisha. Tërhoqa gotën e verës për të rregulluar shijen, por sapo e vura në buzë, u derdh prej cepit të saj duke më lagur edhe këmishën, sikur nuk donte që të bëhej shoqëruese e imja shtriga. Pashë se mos ishte e krisur në ndonjë cep, por jo. Cuditshëm i hodha një vështrim edhe asaj...
Drita e qirinjve bënte dredhi sikur dikush po tentonte ta fikte si vrull ditëlindje për të shprehur një dëshirë, e nuk e lashë shumë të valëvitej dhe e fika vetë, e mendova dhe një dëshirë, sido që të jetë thashë, forcë e zakonit...
Fundja sallata s’do të më bënte asgjë, as nuk të rëndon, është e lehtë edhe e shëndetshme, u përpoqa t’i mbush mëndjen vetes pasi mbeta shije-keqe prej të tjerave. Kishte marrë një shije të cuditshme, të shëmtuar, u shtrëmbërova në fytyrë, e mëndja ishte e mbetur tek ajo nata ku unë ngulja këmbë të largoheshim për shtëpi sepse ishte shumë ftohtë, ndërsa ti, ti... sigurisht ti nuk mund t’i refuzoje dot miqtë e tu që ngulnin këmbë të mos ktheheshim, e unë mistrecja të shihja në bisht të syrit duke të të lënë të kutpoje që “kam ende ftohtë e smë plas për shokët e tu...”, e njëjtë me shijen e sallatës kjo ndjesi. E shtyva fort me dorë pjatën që ngeci në cep të mbulesës. Mblodha duart kryq e po shihja sy-ngulur një skenë ku një cift i lezetshëm rrugëtonin dorë për dore, e njëjta ecje si në foton që kemi ne. Të kujtohet?! Sigurisht që të kujtohet, se domosdo unë të thoja në mënyrë përsëritëse si qukapik “i kam duart akull”, e ti për asnjë moment nuk më hoqe duarsh.

M’u gjend moment i ëmbël e u dorëzova tek frutat. Luleshtrydhet i kisha blerë vetë, të kuqe, të bukura fort dukeshin, si borëbardha më ngjau vetja se mezi prita ta kafshoja e në moment si helm më përshkoi fytin, vrapova për të nxjerrë gjithë ckisha provuar...
Tmerr! C’ndjesi... njësoj si sonte, kur akrepat shënuan orën e nisjes tënde...
Sa të hidhur ma le tavolinën, mbledhur me të gjitha të preferuarat e mia, të ndezura fort të gjitha kujtimet, në shije të plotë me cdo përqafim kur largoheshim...



Si vishet një shpirt me kaq trishtim, mendova kur po fshija djersët e ndonjë temperature të brëndshme që pa shkak erdhi prej gjithë të hidhurave që më le ti. Ula kokën në jastëk me idenë se do qetësohesha, po më erdhi një ajër i ftohtë prej në cep ku qëndroja ulur. Dreq, thashë me vete, sa u ula...
U ngrita me gjithë përtesën e mundshme, e shkova të mbyll dritaren që kish mbetur një gisht hapur.
E përplasa fort në mbyllje aq sa u trëmba dhe vetë e ktheva fytyrën prej xhamit...
Pulsonte një dritë në qiell...
Avioni yt sapo ishte nisur, me ty brënda...
“Kam ende ftohtë...”


Desantila 

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...