Skip to main content

Sipas meje...

Jam shprehur shumë shpesh se jam feministe kur vjen cështja tek promovimi i figurës së gruas në fusha që kanë ndikim në shoqëri pasi si element femër janë më të infiltrueshme në një format më të butë dhe ndikues kudo. I jam mirënjohëse për cdo mundësi të re krijuar dhe dedikuar gjinisë tonë…
Por kur ndeshem me disa forma të tjera të konceptit “feminizëm”, jam gati të ulem nga pala kundërshtare e kësaj fjale për arsye se vërtetë jam femër, ashtu sikurse mund të jesh edhe ti, por jemi komplet të ndryshme në cdo linjë të mendimit dhe kjo më bën agresive kur më konsiderojnë një feministe e llojit anti-meshkuj. 

Unë nuk kam nevojë të  kem feminizmin si mburojë sepse jam lodhur që në të shumtën e rasteve të përfaqësohem nga disa të tilla që kanë veshur plotronin dhe kanë zhveshur moralin, të tillë nuk e dua feminizmin. Unë nuk kam nevojë  për feminizmin, sepse mund të mbaj bindjet e mia personale, pa patur nevojën e mbështetjes së një ushtrie cafkash të zemëruara nga meshkujt që të më përkrahin.
Nuk kam nevojë për të tillë feminizëm, sepse nuk mendoj se është e nevojshme të vjell vrer mbi gjininë tjetër për të lartësuar timen. Nuk kam nevojë për feminizmin sepse meshkujt nuk janë të gjithë “përdhunues” dhe femrat nuk janë viktima të përhershme. Unë nuk kam nevojë për feminizmin në formatin e një “femre” që llogjika i shkon aq sa gjatësia e minifundit, kjo kategori më neverit shpesh herë dhe llojin tim.

Nuk e dua feminizmin që të bëj femër mashkullin tim, kjo ma zhvesh totalisht burrërinë e tij. Unë nuk kam nevojë për feminizmin kur tre në katër foto që postohen në rrjete sociale, janë më shumë si foto të një seti pornografik, që duken sikur presin vetëm një telefonatë, të zhgrryera e të lyera më gjithë djallëzinë e tyre. Nuk e dua feminizmin kur ikonë prej “budallenjve” të sojit tjetër, bëhet një kukull e prodhuar prej plastike që në fund të fundit, investotirët i ka meshkuj.

Vetë asnjëherë nuk kam qënë në gjëndje ndoshta të them me përpikmëri se cfarë është feminizmi por jam mëse e bindur se asgjë nga këto nuk më përket në atë koncept që unë kam.
Ne jemi një shoqëri që vetvetiu i “tkurrim” vajzat, duke i thënë përherë, duhet të kesh ambicie, por mos e trumpeto këtë etje tënden, duhet të jesh e suksesshme por jo aq sa të jesh e frikshme për njeriun, dhe duke qënë se je femër, aspiratat e tua duhet të përfundojnë në kërkimin e të duhurit për martesë. Tani, martesa mund të jetë një burim i gëzimit dhe dashurisë dhe mbështetjes reciproke, por, pse nuk jemi shoqëri e barabartë kur vjen puna për ti edukuar edhe djemtë në të njëjtën formë? Shoqëria jonë rrit vajza që e shohin njëra tjetrën si konkurente, jo për vende pune apo arritje, të cilat unë personalisht mendoj se mund të jetë një gjë e mire, por, për vëmendjen e njerëzve, për fatin e asaj tjetrës. Këto idioma, më bëjnë më pak feministe të këtij lloji. Jam një feministe e teorisë së barazisë politike, ekonomike, dhe sociale në emër të të drejtave dhe interesave të përbashkëta të gjinive.

Jam pro-femrave por kurrë anti-meshkujve!
Jo, unë i dua meshkujt! Po, Po, ata të vërtetët...





Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...