Skip to main content

Do të mbështetem tek ty!

Prej së largu pash ende siluetën e atij që dikur doja. Ishte njësoj si atëherë, e njëjta ecje, e njëjta energji që përhapej në ajër. Cudi se si e brëndshmja ndryshon kaq fort e nga jashtë mbetemi prap ti e unë!

Si pështjellim parfumesh të ndryshëm më erdh ndjesia. U mbajta tek ty, të shpëtoja për të mos rënë... U pamë në sy! Më the se mund të mbahesha gjithmonë aty. Mund të mbështetesha pa frikë, mund të kërkoja ndihmë, mund të përqafoja... Buzeqësha, u ndjeva e mbrojtur!
Kisha ende atë dorën për të shtrënguar kur të kaloja rrugën, dorën për të zgjatur kur në male do të kapërcejmë gurët që rrugën e pengojnë...
Dorën, për të kryqëzuar gishta kur përballë të ulej dielli në shtratin e perëndimit...

Prej larg arrija të njihja edhe njëherë kalendarin që më priste në shfletim, shihja krejt qartë se si do të ishte e nesërmja... Isha e qetë dhe heshtja më kish mbërthyer në parajsën e saj. Bënte fresk dhe fytyrës më përplasej frymë e ftohtë! Ndihesha një dritare hapur brenda shpirtit, të jeshiltë ishin në ngjyrë perdet e mëndafshit që më ledhatonin mëndjen!



Le të shuhej dielli, unë nuk do bëja asgjë, të binin edhe gurë prej andej nga isha ulur, edhe zhurmat le të më grisnin melodinë e erës, unë do të mbahesha tek ty...

Mburojë mbi krye kisha aureolën e blinduar në ar të të qënurit dy, ishte thesari i fshehur i zemrës, celësat i mbanim shtrënguar në duar... Zgjatëm gishtërinjtë dhe hapem kutitë e vjetra, shpërtheu një dritë e fortë dhe mua më shtyu fort në përplasje...

U mbajta tek ty, u pamë në sy! Më the se mund të mbahesha gjithmonë aty. Mund të mbështetesha pa frikë, mund të kërkoja ndihmë, mund të përqafoja...

Buzëqesha, u ndjeva në shtëpi...

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...