Skip to main content

Më je bërë shpirt!

Ti ma ke pikturuar shpirtin me gjithë ngjyrat e një tavoline të crregullt të një artisti. Më ke bërë një melodi me tinguj që shkon drejt e në dhomën më të ngrohtë të zemrës. Më je bërë shpirt!

Më ke trazuar cdo kafe mëngjesi që flinte ashtu e zezë në sipërfaqen e filxhanit! Më je bërë trazira e preferuar e ditëve me diell. Me ty le të bjerë edhe shi, nuk m’a trishton ditën as mundimi më i vogël i grisë së qiellit për të veshur ngjyrat që sot m’i shkruan fytyra!

E ke bërë edhe hënën të qajë prej cdo ylli që ma ke ulur në duar, e ndjej se jam totalisht e mrekulluar me ty, ndjej të të them se nëse kohën do e ktheja një vit më parë, do vija të të gjeja, të fluturoja e lirë në një hapësirë që ishte shtruar me ndjesitë e tua, duke të mbajtur cdo ditë pranë...



Më ke dhënë frymëmarrjen e një shtegtari që nuk lodhet dukë kërkuar vendin ku mund të jetojë, më ke veshur krahët e lirisë  me sytë puthur paqes! Më je bërë ai shpirt që deri dje nuk e dija se më mungonte. A mund t’ja bërtas botës emrin tënd e të shpërndaj pak pluhur grimcash të arta nga gëzimi im?!

Ti i ke kënduar qiellit me kitarë në ditët kur unë kam heshtur, në mëndje më ke urryer e dashur njëkohësisht por kur të kam parë, kanë shpërthyer lule në hapjen e një kanati dritareje!

Ti erdhe me erën, shkunde cdo fije floku timen dhe me aromën tënde ndeze tek unë gjithë shpirtin!  Me ty mësova të marr frymë prej qiellit, dhe me veten pranova se dua të eci zbathur në gurët e një deti, der atje përtej ku puthet me qiellin, e pastaj bota merr fund...

Comments

  1. Ah moj Desantilaa!! Lum ai qe do te kete ne krahe ty...Do i kenaqet shpirti me germat e tua.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mua me kenaqet shpirti me keto qe lexoj nga ty, ja kaq ❤️

      Delete
  2. Shume poetike dhe e ndjere. Rastesisht hasa blogun tend ne rrjet. "Cudirat" e botes virtuale ��

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...