Skip to main content

Lumturia është e thjeshtë, është ti!

Ti nuk je si gjithë të tjerët! Nuk shkruan si ata, as puthjet nuk i dërgon kështu krejt pavend derisa t’i humbë shija, as boshe nuk i ke fjalët, edhe hapin e ke ndryshe. Ti je i qetë, je indiferent, je një njeri i zakonshëm me të voglat e tua që të bëjnë të jesh unik!
Derisa në jetën tënde u shfaqa unë! Në fakt nuk e di a u veshe ti në formën time apo rrugës u bëra unë ajo që mori prerjen tënde!

Ti më thoje se më ke njeriun tënd e për mua do të bëheshe më i afërti, do dërgoje mesazhe mirëmëngjesi e do sillje lule në ditë të zakonshme, se do t'i doje netët mbyllur në ngrohtësinë e kolltukut, duke parë një film... se do të bëheshe monotonia ime e preferuar! U zotove të bëje gjithcka pa t’i kërkuar askush, unë nuk kisha nevojë të flisja për të më kuptuar ti, ishe i paqtë e depërtues deri në mendim.

Cdo ditë prej gëzimi, e buzëqeshja emrin tënd. Sidomos kur natës i vishej errësira e kur buzëve i mungonte e qeshura, kur ajri pakësohej, të thërrisja ty dhe bota ndizej në njëmijë dëshira!
Do të heq dorë prej endjes kuturu e mërzitjes së vogël milimetrike, nuk do të flas për shiun as për zhurmën që vret melankolinë, do të të dua, cdo ditë, nën të njëjtin emër, ty! E ndërkaq fytyra më merr ngjyrë të ëmbël rozë. Ti ndez një cigare e sytë i lëshon si grep detit të pamjes që të shtrohet përballë.

Nuk e di se c'ngjyrë ka lumturia por në mëndjen time vishet në të bardhë, e pastër, që cdo gjë përreth i rri mirë. Lumturia shkon me të gjitha! Është e thjeshtë...

Lumturia është ti që nuk më pyet më nëse e dua kafen pa sheqer, nëse e pëlqej cokollatën me lajthi, nëse lakmoj më shumë lulet apo librat, se kur duhet të zgjohem e se cfarë janë prioritetet e mia, cilat janë ëndrrat e cfarë më duhet të bëj që t’i zgjoj ato…

Lumturi është që ti nuk më pyet kurrë nëse të dua, sepse ti e di…
Lumturia është e thjeshtë, është ti!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...