Skip to main content

Ti je një hajdut i denjë!

U ndez një shkëndijë mes nesh dhe unë pasqyrova frikë! Kish dicka në ajër, si ndjesi e vjetër, rikthyer fort pas një hatërmbetje!
Ti flisje, unë në mëndje gjeja shtigje për të arratisur cdo grimë fantazie që ndërtohej aty për aty!

- Diku jemi parë... Pohove ti, dhe shigjetë në sy ishte gjithë pamja që more. Në dukje isha e ftohtë, indiferente e ndonëse e dija fort mirë se ishte hera e parë që të takoja, luajta me gurin e fjalës, ndoshta jemi parë, ky qytet kaq është!

Clirova siguri në cdo fjalë dhe ti u përpoqe të ma hidhje grimcash përtokë.

- Ne njihemi, lëri këto! Fytyra të mori buzëqeshje ironike. Ti ishe kaq i bukur saqë më vure në tela me gjëmba! Flisje saktë, sytë shoqëronin cdo gërmë me një lloj efekti të tmerrshëm! Ngultas më pe kur u përpoqa të marr telefonin e të shkruaja dicka... Si në faj e lëshova me zhurmë mbi tavolinë.

- Më duhet të shkoj. Fola me bindjen se një godinë e tërë po priste miratimin tim për të marrë frymë!



Në fakt kurrsesi sdo të gjeja një justifikim për të ikur por e njoh veten mjaft mirë për të qëndruar.
Ti përbëje padiskutim një shije të vjetër, një nga ato histori që me vete mbartin në shpirt: jemi njohur në një jetë tjetër, por unë jam frikacake, unë iki nga sytë këmbët kur duan të më vjedhin zemrën!
Atë nuk e fal kurrë, nuk e shes e as kompromis nuk bëj për të!
I druhem der në palcë ndjesisë se dikush si ti do të ma marrë....
Ty të kam frikë!

Ti je hajdut i denjë por unë nuk jam një pre e zakonshme...

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...