Skip to main content

Të lutem, shko!

Më mbeti e madhe dashuria për ty e nuk besoj se ka zemër tjetër ta nxërë. Por ti e di, kudo qofsh në botë e në cdo cep që jeta do të të mbajë, mos harro, ti ishe vendi ku doja të jetoja dikur...

Sic more me vete valixhen tënde, more me vete edhe copë të jetës time... Më ke lënë shkret, e nuk po di të mësohem pa ty... Nuk paguhet kështu dashuria!

Thuama dhe njëherë se nuk më do më në krah e të betohem do të jem unë ajo që do të gjej rrugën larg prej teje, vetëm thuama dhe njëherë se nuk e di më c'është të duash, e në djall shkoftë gjithcka! Sepse ka fjalë që dhembin, ka fjalë që gënjejnë ka edhe fjalë që japin jetë! Po mua m'i more pak nga pak të gjitha, më mbeti në duar vetëm zhurma e rrëmbimit tënd... Vetëm heshtjen nuk munde të ma shkulje duarsh...

Të lutem, shko!
Nuk do të shkruaj për ty as në ditën më të trishtë në jetë, m’a ke djegur durimin si ashkël e thatë ditëve të verës po prap nuk m'a skuqe shpirtin... M'i ke lënë bosh vazot me lule në parvazin e pritjes... U thanë të gjitha! Por mos ik pa mi thënë të gjitha këto, mos ja kthe shpinën zemrës, më mirë thuama se kaq ishte e në rrugë më sdo të shihemi me mall si dikur, por rrugët do të na ndahen tani për të mos u bërë më bashkë kurrë!


Vec heshtja mbajti fjalim atë natë!

Si zonjë ngriti kapelen që i binte sysh. Të hidhët e ka shikimin vejusha kokë e këmbë në të zezë! Ndezi një cigare në mesin e dhomës, bëri tym e me zhurmën e një skarpine, theri ngulur der në shpirt cdo premtim tëndin...


Do të të harroj e asnjë dhimbjeje nuk do ti hap dyert. Në buzë të tjera puthjet do flasin një histori të re... 




Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...