Skip to main content

...prej andej nga bie shi!


Vrapoja e lagur der në shpirt, me rrahjet e zemrës mbi njëqind dhe në duar shtrëngoja cantën! As vetë nuk e di se c'forcë paska njeriu për t'i ardhur afër zemrës... Lëshoja stërkala lumturie në cdo përplasje këmbësh, e në ajër puthej shiu me energjinë që lëshonin flokët. As vetë nuk e dija pse nxitoja, as vetë nuk e dija pse duhej të ishe i tillë, që zgjoje tek unë të fjeturat e harruara në ëndrra të hershme.

Të ngjan se zemrës i ke veshur një shirit të zi dhe ja ke mbyllur sytë e ajo endet me vrull të gjeje strehën e të bjerë drejt e në gropëzën që zë vend! Ashtu u nis edhe e imja, drejt teje, të strukej drejt e tek ti!
Me ty, nuk i dua ditët si  parajsë në diell e lugina lule plot derdhur fustanit të pambuktë! Ti je shkreptima e shpirtit, dritë bëhet nga energjia që lëshojnë vetëtimat, dritë bën fytyra jote kur më sheh!Asnjë orë më shumë nuk do e mbaja dorën krah errësirës së vakët pellgjeve të dëshirës time me ty pranë! 



Le të më puthë cdo pikëz shiu, nuk ja kam frikën asnjë stuhie, edhe tërmetit ja dua shkundjen e themelit, hapat e mi janë mësuar në ndjekje të tilla... Janë mësuar me ty! Janë mësuar të vijnë në një prag dere të vjetër, ku trokitja të jep shijen e të huajit, ku prej jashtë dallon në sy drunjtë djegur oxhakut, ku bën ngrohtë e do të kthehesh një orë e më parë aty….

Ti je zemra që dikur vizatoja fletoreve...
...e të dish sa të tilla kam zhgarravitur pa e ditur se një ditë do të ishe ti brënda tyre!  Në cdo kujtim të vjetër, ti më zgjon një ndjesi tjetër, atë ndjesi ku limiti është shpirti, e ti shpirtin ma con në qiell, prej andej nga bie shi, drejt e në kurriz të dashurisë!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...