Skip to main content

...për atë që mbeti!


Edhe sot njëjtë si dje, ti nuk endesh nëpër shtëpi e as aroma jote ska më jetë. Më dhëmb mungesa, der para pak orësh nuk do isha kaq e vrarë sa tani. Të më shohësh pandeh se jam e veshur me plastikën e një kukulle, nuk kam më as mimikë, as frymë as lot!

Nuk jam në kërkim të boshllëkut tënd, jam ende shpirt peng i një lamtumire. Më mirë të ish fjala se heshtja kështu si gërvishtje e thatë. Me fjalën erdhëm deri këtu, doja t'i gërmonim dhe njëherë ato zanore që i morëm me kohën për t'i veshur në cdo ëndërr!



Por ti ike ashtu, sdi se ku e sdi përse!
Ike pa një dorë shtrënguar, pa lënë një copëz jetë në një letër grisur, pa një adresë ku të të kërkoj dhe njëherë për të thënë kaq ishte, ishte kaq pak por bënte kaq shumë vënd! Ishte gjithcka kam, mbrojtur fort deri dje, veshur me më të ëmblat mëngjese e mbrëmjeve me të vërtetën që njëri tjetrit ja njihnim vec unë e ti! Ato pak thesare që midis nesh ruheshin të shenjta, sot sdi se cili fund deti i mban…

Do ndeshemi një ditë, humburazi në një rrugë, ti do të kesh gjetur një tjetër zemër për t’a lënë me shpirtin ngritur peshë. Derisa të digjet edhe copa e fundit e lojës  me letrat që pandeh se i njeh mirë...
Derisa ti të dergjesh në grahmat e fundit të mëshirës për një ditë më shumë, për një jetë dhe një kujtim... Pikërisht atë ditë do të shihemi!

Uroj të të dhëmbë po aq sa mua, e të të nxjerrë duarsh atë për të cilën prej dje m'a ke marrë peng, një fjalë që prej nga atje ku është, dhemb!

Një lamtumirë, që në rrugë të mos urrehemi, një lamtumirë jo për atë cka ishim, po për atë që mbeti!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...