Skip to main content

Jemi të thyeshëm...

Si t'ja bëjmë të duhemi? Jo si atëherë jo, të duhemi tani, sot. Më thuaj kush e ka sekretin e kësaj dileme që m'a mundon shpirtin? Se në fund të gjithë lumturinë kërkojmë... E të gjithë në fund jemi të thyeshëm!

Jemi kaq delikatë, prej ajri e prej qelqi e kemi  zemrën, lëkurë e fytyrë, jemi të dobët, na dhemb loti, derisa rrokulliset e bie si pikëz shiu në xham që kërkon pendimet e shkuara! Ka copëza që nuk bëhen bashkë, po nuk ka njerëz të tillë…

Ka njerëz si ne, që dikur u grisën e copat u munduan ti arrnjonë me jetë të tjera, nuk i shkonin as ngjyrat as format, as peu që i bëri bashkë! Ka brryla të qepur bukur në xhaketa vjeshte, ka xhepa të stisur që mbajnë brenda celësa zemre, ka edhe njerëz si ne!
Ne thyhemi. Na duhen jastikë të butë të na prehet shpirti, fjalë e premtime të mbajtshme, duar për një shtrëngim e krahë për një përqafim...


Ne duam, duam ashtu butë e fort, herë deri në dhembje e herë na dhemb heshtja prej frikës se gabime do të themi. Herë të tjera qëllon të duhemi njësoj e asnjëherë të mos e duam veten më shumë se kaq!
Po sot, si t’ja bëjmë? T’i hidhemi njëri-tjetri përqafuar në përplasje shpirtrash derisa kraharori të kërcasë fort nga zhurma e grimash të na bëhen zemrat… 

Të ulemi të dy, aty përtokë, duke formuar jetët e njëri tjetrit në ngjyrë të kuqe!

Lëkurë e fytyrë, ndjesi e shpirt, jemi të thyeshëm! Lëri xhamat mënjanë, janë copa që nuk ngjiten më…zemrat po!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...