Skip to main content

Bashkë jemi një botë!


Më lër të të mbyll sytë, të sinkronizojmë zemrat e të ngjisim shkallët bashkë, dua të të coj diku... Vetëm ki besim te unë, ta ndjej në shtrëngimin e dorës frikën dhe gjej rastin të qesh nën zë!

Bashkë shkojmë der në fund të botës!
Bashkë bëjmë një botë!

Më lër të hy në shikimin tënd e të bëhëm rruga që ti di, të arrijmë me majën e gishtit gjithë kontinentet e në ndalimin e globit të themi, këtu do të shkojmë!

Ti më quan të cmëndur, unë të thërras dashuri!

Të tërheq e ti ndalon, unë lutem të më ndjekësh e të bind dhe njëherë, e të shpjegoj se si largohen gjithë pengesat kur me zemër i bëjmë rrugë vetëm dëshirës për të qënë në majën e një ëndrre!

Bashkë jetojmë 1000 histori e me zemër u japim jetë edhe ngurimeve të heshtura deri dje!

Nëse më sheh, e di mirë se ku po ecim, sepse ti më njeh, jam libri yt i preferuar dhe ti e di që unë jetën e gjëmoj me vrap, e fatit kurrë nuk i jam dorëzuar. Mua më udhëheq hëna dhe cdo ditë e re, një natë më parë i ka shkruar të gjitha...



Hapi sytë! 

Më pëlqen ta lundroj jetën me ty, të të coj aty ku adrenalina është në shpirt, të të them se sytë më flasin melankoli, se horizonti që dua të shoh nesër përsëri, je gjithmonë ti!

... ti je gjysëm hartë e bashkë të dy, bëhemi një botë! Me ty edhe nesër, pasnesër po prap ti, bashkë bëhemi një botë, gjithë botën ma bën bashkë ti!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...