Skip to main content

Në një zemër si e jotja, si e imja, të lëna përgjysëm!

Do kisha jetuar qindra herë e njësoj do të lindte cdo dite e re, në cdo mëngjes do të bënte diell e në cdo mbrëmje do të këndohej muzikë me kitarë, do të binin ëndrrat mbi dërrasë e zhurmë e tyre do të zgjonte edhe njëherë flakë...

Do të gjej prap, do të gjej edhe njëherë rrugën për te ardhur në përqafimin tënd! 
Nuk jetoj dot me mëndjen lënë peng gjetkë, me mëndjen varur në ty, jam e dobët përpara kujtimit që më vesh në gëzim e trishtim njëherësh...

U mësova të isha e lumtur e s'mund të shkelja dhe njëherë në atë botë ku ti nuk ishe. Të ndërtuar përpara sysh kisha ende skeletin e një shtëpize që dita ditës formësohet e bëhet e jetueshme, nën atë cati ku nuk rreshtëm për asnjë moment së njohuri njëri-tjetrin. Në atë përqafim ku bota përreth merrte fund, në një shikim ku vetëm unë edhe ti ishim të gjallë. Kam mall të shoh veten të lumtur të pasqyruar tek ti...

Mbrëmë më erdhe prap në ëndërr! Ngaqë të mendoj ose ose ngaqë nuk të kam heq prej mëndjes asnjëherë, ose më këq akoma, nëse përpiqem të të harroj ti vjen drejt e patrokitur me atë forcë buzëqeshjeje që për atë cast më rikthen edhe njëherë në herën e parë që u takuam. Ti m'a ktheve përmbys gjithë mburojën e vendosur atëherë. E megjithatë, fytyra dhe shpirti nisën rrugë të ndryshme, të ndara nga njëra tjetra, luftë bënin brenda meje. 

Nuk e di me cfarë monedhe vlerësohet kujtimi por më ngjan se unë ende paguaj për ato ditë të shkuara... Zemrën e mbaj hapur dhe vetëm nxjerr prej saj, të palodhurat duar që nuk kursyen asnjë grimë shpirti për të blerë cdo ditë një copë dije, nga ato që në cdo herë që u kthehesh, të ngjajnë të vyera dhe i mbledh në një sunduk me celës.


Ndonjëherë luaj monolog me veten e pyes se cila pjesë e jotja ka mbetur e pandryshuar që unë ende vazhdoj ta mbështjell fort pas vetes. Shumë shpesh arsyeja më thotë se ti dhe unë jemi qellimisht këtu, në ecje të ndryshme, që një ditë vështrimi, zëri dhe ecja jote të bëhet bashkë me të miat në kryqëzime të vogla. Po ku është kufiri? Se u bë kohë që vetëm endemi...

Kur përmendesh ti, në trup ndjej një kthim të vogël në parajsë, si gjendje fluide, e lëvizshme brenda rrëmujës së trurit. Më bëhet se paqja ndërmjet fytyrës dhe shpirtit është në kërkim për të rifituar prap ty...Të ndara nga njëra-tjetra dikur bënin luftë, në buzëqeshjen tënde ka ende hije të fjalëve të mbetura pathënë, po në atë shikim pohon: "Unë e di se c'ëndrra ke parë e c'mendime ke pasur, erdha dhe njëherë pa trokitur..."

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...