Skip to main content

Mjerisht, misteret u zhdukën bashkë me ty...

Vështirë e kam ta pranoj në sytë e botës, por vetes ja fsheh si një lodër që fëmijës ja heq sysh! Nuk isha asnjëherë në kërkim të përgjigjeve, mendja fliste në emrin tënd cdo justifikim.
Të kujtoj dhe njëherë sa premtime mbetën aty të shkreta si një libër i vjetër botuar herët... Të të rikujtoj dhe njëherë si fjalët kishin kuptim, e si u tret domethënia e tyre me heshtjen e pashoq. Mbetën rrugët pa një kujtim, ato të shkreta vende ku ishin veshur me kurorën "në strehën tonë", i lanë dhe të tjerët gojë-mbyllur, si një kuti pa një fije shkrepse mbetur sa për të ndezur një qiri në emër të së shkuarës, varrosur pa lule mbi krye...

Ditëve të lumtura nuk kam kohë të të kujtoj, por në orën boshe, me kryet mbështetur e syte ngulur në akrepat e orës, më vjen ndërmend dhe njëherë aroma e ditëve plot, ku edhe syve të botës u vishej një mantel lumturie, si drita që lëshonte shpirti ynë i bërë bashkë! Se di a na deshën apo nga dashuria e tepërt u velën e na braktisën dhe ata...

E kisha pranuar dhe në tryezën e fundit bërë bashkë, nuk ngopet me zemër një shpirt bosh si i tyre, nuk e veshin dot të gjithë lumturinë, as të qeshurat me lot nuk flenë dot në fytyra si të tyret, se në fund sa ngjyra mbart e zeza sipër, asnjë... Me shkumës të bardhë, mora guximin të nxjerr të fundit gërma syve të gjithëve, ju vrau lumturia ime?!

Në cast, asnjë zë nuk u ndje, për mua ndaloi gjithcka, vetëm unë bëja ecejake rreth heshtjes tuaj. Nga lart dukeni kaq të vegjël e në ngjyrë gri jeni të veshur në hirin e një shpirti shkret. Nuk ka telajo më të bukur se ngjyrat e botës time, aty ku edhe ty të kam strukur, e perden e zezë të fund shfaqjes e ulën të tjerët. Ti je ende pjesë e pikturës, të tjera shfaqje na presin, në heshtjen tënde e në zhurmën time, bën muzikë!


Fshiva pluhurin që kish zënë dhe njëherë pamja jonë. Ata na qëndronin përballë duke u përpjekur të lëshonin dhe njëherë vrer, në sytë e mi, perandoria shpirtërore është njohur me zemra kardinale!
...dallova një vend bosh ndërkohë që po flisja edhe ato që ti nuk munde ti thuash! Nuk ngurova të vazhdoja bisedën dhe brenda vetes përsërisja me mendje se nata ende skish mbaruar dhe ti do ktheheshe! Mbeti me aq tryeza! Misteret u zhdukën bashkë me ty... Heshtja e tyre u zhbë me njëmijë urrejtje! Se di a na deshën ndonjëherë apo nga dashuria e tepërt u velën edhe ata!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...