Skip to main content

Bëje botën ende një vend të banueshëm!

Përtej vetes, të duash dikë fort, ti japësh  zemër prej zemrës e me përqafim ti thuash,  je botë!
Përtej kohës, të qëndrosh aty, në ditët e ngrohta të verës e në trishtimin e ditëve gri e në përvjetore të cdo viti plot gojë të shquash, ti ishe aty, je edhe tani!

Pas një fluturimi, të zbresësh me zemrën plot ankth, të ndjesh se dikush aty jashtë të pret, e duke derdhur një lot ta puthësh e në sy ti thuash, larg nuk të jetoj dot!
Përtej dhimbjes që dikush të ka shkaktuar, fale, jepi mundesinë të ndjejë peshën e fajit, jepi dhe një dorë për ti thënë, unë nuk jam si ti! Unë jam e përbërë me molekula të një ajri me dashuri, nuk jetoj dot në hapësira si e jotja...

Përtej një bisede me një fëmijë tre vjecar,nga ato të sinqertat, me pyetjet më naive në botë, me përqafimet më të ngrohta, ndjej se sa vlerë ka një shpirt i lumtur, i derdhur në globin e mëndjes së tij... Pas një dite të lodhshme, ruaj një kujtim të mirë, jo të gjitha frymët janë kundër erës tënde, mendo se është vlerë të thurësh të mirat e të këqijat bashkë, një ditë do të të duhen të gjitha!
Kur të takosh një mik që në shpinë mbart dhimbje, jepi një buzëqeshje, duaje të dobtin, përqafoje dhe thuaji, nuk je vetëm! Një zemër si e tij ka aq shumë dashuri për të dhënë...

Kur të zgjohesh, mendo njëherë se sa fuqi ke të ndryshosh jetën e dikujt, shkruaj dicka të bukur, jepi vlerë një dite me diell, dërgo një buqetë lule, fto dikë për një caj, dhe ndjej se sa bukur është të japësh nga vetja atë që venitet pak nga pak mes të gjallëve, dashurinë!
Përtej shpresës... Ki durim!
Përtej ëndrrës... Ki besim!


Unë edhe ti mundemi, dimë të jemi të lumtur për njëri tjetrin, ne duam, në thelb jemi kapakët e një libri të përbashkët, jemi fletët e një romani! Përtej kohës, mos nxito! Ka gjëra në jetën time e tënden që vijnë atëherë kur më së paku e presim, ka jetë qe ndizen në njëmijë shkëndija kur unë edhe ti kemi shkëputur cdo fije shprese. Ka një rikthim, kur shpinën i kthejmë njëri tjetrit!
Përtej të gjithave, duaj! Është i vetmi thesar që celësin unë edhe ti ja mbajmë në duar!

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...