Skip to main content

...u përpoqa të bëhesha një njeri më i mirë!

Nuk erdha deri në këtë ditë për t'i treguar të tjerëve se jam një njeri i pamposhtur  dhe se nuk bëj kompromise, mos i dëgjo, jam këtu, vetëm sepse e dija që një ditë, gjërat e mira do të bëhen rrugëtare me mua! Zgjodha të njihja veten, të pranoja gabimet, veset, të metat, madje edhe të sprovoja veten nëse mundesha të ndryshoja... E tani jam e lumtur që përpos të gjithave, u përpoqa të bëhesha një njeri më i mirë!

Kam rënë në paqe me idenë se asgjë nuk është e pandreqshme në jetë dhe se cdo ditë në zgjim, mund ti bëj gjërat ndryshe! Ndaj të lutem, mos ki frikë nga unë!Jam e butë, jam e drejtë, jam e thyeshme, jam lunatike, kam një muzikë në mendje, bëj zhurmë atëherë kur duhet, por mbi të gjitha, në cdo grimcë të asaj që përbëhem , jam një përqafim i ngrohtë në orën e vonë të natës, ku ndoshta askush sdo dijë të jetë aty.

Mua më bën më të fortë ti, më bën më të fortë koha jote! Me tjetrin merr formë dhe jeton gjithë qënia ime, ndaj mos u druaj të më qëndrosh pranë. Me ty jam një!
Po, e pranoj, jam e keqe, kam mohuar dhe veten ndonjëherë, kam gabuar e të nesërmen jam penduar, por kjo nuk ma ka ndrydhur zemrën për ti dashur njerëzit prap!


Mos ki frikë, kur më sheh se qesh me shpirt, se punoj fort, se gjej kohën të jem mike e të gjithëve, të jem një moskokcarëse për zëra të panevojshëm, të jem kudo e me të gjithë, në fund të ditës, besomë, unë edhe ti, mbi të gjitha jemi të vetes!

Mos ki frikë nga pavarësia ime, vishu me besimin se është pikërisht ajo liri që më bën të dua të të kem pranë, njihu me atë që unë të bëj të shohësh tek unë, është më i vërtetë një shpirt i lirë sesa një mëndje e ndrydhur! Unë nuk dua të jem dikush tjetër, as ti bëj gjërat në formë tjetër, dua të të dua me atë fuqi që më bën sytë të qeshin…
Unë nuk dua që ti të kesh frikë nga e gjithë cfarë unë përfaqësoj, në fund të ditës, besomë, unë edhe ti, mbi të gjitha jemi të vetes! Ti më shton ritmin e zemrës, me ty jam një!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...