Skip to main content

Dritat shuhen kur zemrat ndizen!

Ndoqëm cdo  trishtim, heshtje e dhimbje, në cdo hap u tretëm ngadalë! I lamë pas të gjitha, mirëkuptimin, dashamirësinë. Rendëm turr e vrap të urrehemi e pak nga pak t'ja helmojmë ditët vitit!
Sa shpejt u venit dëshira! Si një zemër e mjerë u tulat për të fundit herë në gjurmët tona... Sa ftohtë bën në ëndrrat e mia. Sa pak gjumë për lodhje të shkuara! Si u dogj kështu  një qiri i kuq, ende pa ardhur një trokitje në derë për një përqafim…

Shuaj  të gjitha dritat, e stolisjet prej peme hiqi një nga një, mësomë në të njëjtën formë si ta zhbëj dashurinë. Mi fshij ditët e më zhduk kujtimet e digj bashkë me to cdo frymëmarrje të marrë bashkë. Provo të jetosh edhe njëherë emocionet e ëmbla të një historie krahë-këputur, vetëm, pa mua aty! Sa i shkretë ngjan sirtari bosh pa të voglat e tua! Një laps mbetur braktisur pa lënë shenjë në ditë me zgjim e me zgjime ndjesish të reja. Një shtëpi pa zemër mbeti! Një zemër lodhur në cepin e një dhome veshur me zbrazëtirën tonë!

Rrëzuam cdo premtim, të dobët mbetëm edhe në të fundit fjalë, thamë gjithë të këqijat bashkë e me zemër ndër dhëmbë urryem!  Urryem njëri tjetrin, në pafuqi për të urryer veten për gjithcka dhamë, harruam gjithcka na bënte të fortë, u dergjëm në shtretër plot vrer darkave të vona duke murmuritur emrat e njëri tjetrit!


Na lodhi dashuria!
Nuk bën për zemra si të tonat. Jemi të dobët për të mbajtur mbi shpinë pesha të mëdha, jemi të dobët për rrahje të tilla zemre, për emocione, jemi të prekshëm deri në palcë, na dhëmb vetja.
Uroj që një ditë, pa asnjë arsye në botë, të gjesh veten brenda vetes, të humbasësh veten jashtë saj, të shtrëngosh dhëmbët e në heshtje të pranosh, e kam hequr këmishën e një zemre të lodhur, jam gati të vij në akullnajat më të thepisura në botë, më lodhi dashuria, më bëri më të fortë!

Për të gjithë ata që nuk të njohën e ata që ende nuk e dinë se kush je ti, jepi nga vetja gjënë më të fortë që ke, zhvishe nga vetja dobësinë, përulu me mirënjohje dhe në mesin e tyre ngri një dolli, "duani njerëz, miq, të gjithë…"
Dhe po në këtë ditë uroj të ndihesh krenar për veten! Është momenti më i bukur… mbaje mend, dritat shuhen kur zemrat ndizen!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...