Skip to main content

Gënjeshtrat nuk vishen me të kuqe!



Nëse do të vish, eja sot, mungon vetëm ti që fotoja e përvitshme të marrë formën e dashurisë, nëse do të vish, eja sot, jo në kohë tjetër. Që të të përqafoj fort e në atë shtrëngim të kuptosh se të kam falur, se nuk harroj por në thelb nuk jam më vogëlushja naive që mendon se gënjeshtrat vishen me të kuqe dhe stolisin ditët gri!

Unë jam prap këtu, me dëshirat e njëjta, të jem po prap në vendin e zakonshëm, në zemrën tënde, të jesh edhe ti në dëshirat e mia si cdo vit, në vendin e zakonshëm, brenda shpirtit tim. Sepse ende të shoh me po aq adhurim, dhe ti e di, kur unë dua, dua me gjithë shpirt! Sot nuk dua të më mungosh, kam nevojë për ndjesi tjetër nga ty, jam tkurrur mjaftueshëm me mungesën tënde, duke e hidhëruar veten, ndaj nëse do të vish eja sot, që të të përqafoj fort e të kuptosh se të duash është më e fortë se aq.

Nuk dua të mbetesh një mesazh i padërguar në telefonin tim, dua të ngroh zemrën me ty pranë sepse më ka marrë malli për kohën kur dashuria ishte e thjeshtë e zhveshur nga të gjitha këto të voglat e panevojshme që e zhbëjnë të bukurën e ndjesisë. Të kam dhënë gjithmonë një formë për të besuar se cdo gjë ndodh për një arsye dhe me dritën që reflekton në sytë e tu të kam thënë se kam mësuar të jap dashuri edhe kur nuk kthehet mbrapsht, ndaj fjalët që thoja më shpesh ishin Të dua, jo për ti dëgjuar përgjigjen por thjesht që kur të largohesh nga unë, të dije se je në zemrën e dikujt. Kam mësuar se duhet të të vesh me besim, se kjo e mbron zemrën, kam mësuar se me ty ëndrrat kanë ngjyra e në të gjitha këto ndjesi të strehuara sot, di që më merr malli!


Do të të mungoj, ashtu si ti, kur në mëngjes të mos e dëgjosh më thirrjen time, e do të rikthehesh me pyetje të vogla që do të të mundojnë më tepër. Unë e di që ti do të më kujtosh e në atë cast të thuash se ndoshta duhet të kthehesh.  Ndaj eja sot, të harrojmë me dëshirë e të mos i veshim gënjeshtrat me fjongo të kuqe, të dy e dimë sa i mungojmë njëri tjetrit, më kot përpiqemi ta fshehim, më kot lodhemi duke gjetur forma për të bërë konfuze edhe zemrën! Ne jemi po prap ata që në fund të ditës mendojmë se si do të ishte një feste bashkë, ku do të shtrëngoheshim në përqafim me premtime të njëjta.
Mungon vetëm ti, që të ndez edhe qiriun e fundit mbi tavolinë...




Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...