Skip to main content

Të mbaj!


U enda gjatë rrugëve të tua, ti më thoje se jam gjithcka që ti ke dashur, ti me gjithë qënien tënde më shtrëngoje në një premtim, të dua, të mbaj! Për ty, mijëra vargje në cdo aeroport, do mbajnë emrin tënd. Për ty që je agimi dhe perëndimi i jetës time, do të zgjohem në njëqind ditëlindje me qirinjtë të shuar që në ajër formojnë emrin tënd.

Qyteti im, ska jetë pa ty!
Muzgu im i ëmbël, më thuaj, a t'i merr malli duart për një përqafim...të lutem, sonte më lër të qaj, më lër të mbështes kryet në jastëk e të formoj hartë lotësh...hartën e zemrës! Veten skam fuqi ta kundërshtoj, vetja më tradhëton në ty, aty le të jem një kokë mbështetur në krahun tënd, bashkë jemi të fortë...
Sa rëndë po të peshon shpirti? Lëre të trishtë edhe sot, nesër është një ditë e re, nesër është një ditë më e mirë. Nesër është prap unë edhe ti, sepse në atë botë të vogël tonën, i mbyllëm dyert e djeshme, morëm një rrugë bashkë, duke parë njëri tjetrin në sy, kycëm edhe njëherë premtime të hekurta, bashkë do t'ja dalim...



A t'i merr malli duart për një përqafim?
Atë shtrëngim që i dobët është para teje, në shtretër të një jetë që e duam tonën. Kur i mbyll sytë, cfarë ngjyre ka shikimi yt? Kur të merr malli, a ke frikë nga rrahjet e zemrës?

Qyteti im, ska jetë pa ty!
Muzgu im i ëmbël, më thuaj, a t'i merr malli duart për një përqafim.
U zgjova dhe ndjeva sytë të më peshonin qindra jetë, mora telefonin dhe kisha nevojë të shihja edhe njëherë foton tonë,  të shihja edhe njëherë se si të qeshin sytë kur arsyeja jam unë.

Kishte qënë dje dita kur në heshtje ishim premtuar njëmijë herë mbi fjalën të dua.
Lutem të bjerë një yll për ty, që dëshirës t'i bëhet rrugë, sepse nëse mendon se je vetëm, zgjat dorën dhe do gjesh një zemër, në cdo kohë!

Do të fryjë erë, do të thyhen xhama, do t'i humbësh shpresat por unë e di, në fund do t'i ndreqësh krahët për një tjetër fluturim. Nëse të duhen sy për të gjetur rrugën për shtëpi, merr zemrën time e më quaj tënden. Për ty, mijëra vargje nën të njëjtin premtim, të mbaj!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...