Skip to main content

Më kujto të të harroj!

Më kujto të lutem që më duhet të takoj dikë sot…
Më kujto që më vonë më duhet të shkoj në bankë dhe më pas më kujto që duhet të shkoj të vizitohem…
Kujtomë dhe njëherë se sa e hidhur është të të mbajnë larg dhe të jua ndjesh në fytyrë mungesën, sa e trishtë është t’i përtypësh një pas një dëshirat, sa e vrenjtur bëhet dhe koha kur qiellin ma prishin retë e tua!

Por mos harro dicka:
Kur të më kesh vendosur në kutizën e të voglave të shkuara, do të të kthehem me fuqinë më të madhe që më mbart shpirti, aty ku askush sdo të mundet të të kuptojë, aty ku të tjerët asnjëherë nuk të kanë goditur, ku njerëzit nuk të kanë njohur. Më lër të të shfajësoj sepse të mbaj në atë pjesë të harruar të mëndjes ku ndoshta edhe pluhuri të ka zënë. Kujtomë të të liroj nga ndërgjegja sepse je një peshë e panevojshme aty. Më jep mundësinë të të heq nga duart ato pak të mira që ti dhurova prej zemre. 
Ka kohë që nuk më dhëmb asnjë pjesë e asaj që mbeti, ndaj më kujto të bëj një vizitë për të hequr cdo merak. 


Jam pak vonë por mos u shqetëso, jam në kohë të mjaftueshme për të të bërë ty të ndihesh keq! Jam në ditën më të mirë për të të veshur ty shëmtuar, dhe mos mendo se nuk e kam bërë…
Cuditërisht kam mësuar se gjëja më e thjeshtë sot është të të bëjnë të ndihesh keq! Dhe ka forma të ndryshme që përcillet kjo ndjesi. Është dikush që të thotë se je shëndoshur, e është dikush tjetër që të thotë se nuk të shkon të dobësohesh se ti kështu je…
Mua nuk më përfshin dëshira jote për të më bërë të ndihem keq, asnjëherë në jetë nuk më kanë pëlqyer gjërat e thjeshta, preferoj të komplikoj situatën për të kuptuar nëse njerëzit janë ata që dua unë të besoj apo janë realisht ata “pa doreza” që më shfaqen, nëse unë realisht dua të bëhem pjesë e të keqes së tyre apo jam pre e grackës së ndotur, nëse me të vërtetë dua ta shpenzoj atë kohë mbi njerëz që më bëjnë të vjell vrer ose me ata njerëz që më pëlqen të shijoj sheqer!

Por në këtë jetë, nuk duhet thjesht të ekzistosh, dhe me këtë gjë të bësh dëm, se e bën edhe me kaq gjë, dihet, duhet të mësosh të jetosh dhe ti japësh hapësirë vetes që ti mundesh për më shumë dhe më beso, ti mundesh të bësh më shumë! Nuk është fat që sot u zgjove, bën mirë të mësosh dicka më shumë, t’i japësh mëndjes një dritare të vogël, të pikturosh, të dëgjosh historinë e vëndit tënd, të bësh mirë, por mos rri pa bërë gjë e keq mos bëj gjithsesi, e dimë të gjithë që cikli i jetës do të të sjellë në atë prag që do ti hapësh dyert një ditë të keqes së padëshiruar…
Po në fakt më keni ngrënë jo pak kohë, që e kam futur  gjëkundi në një bllok për të mos e harruar se ma keni borxh…
Kam menduar se përherë të qënurit optimist dhe i lumtur shkojnë paralelisht bashkë…
Njerëzit optimist janë përherë me vonesë…

Ndaj të lutem, më kujto të të harroj!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...