Skip to main content

Të kam falur!


Është ditë e njëjtë si javën e kaluar dhe po njësoj ngjan edhe kjo kafja që po gëlltis vetëm! Është një nga ato ditë ku shkëlqen dielli po kafja pihet pa sheqer, ku qielli është blu por ska biskotë në pjatën e filxhanit, ku zhytem në lexime e syri më stakohet në atë thonjëzën e shprehjes “ti ke ngjyrat e shijes time”…



Të kam falur,
Sepse ti meriton të të duash në një formë tjetër,
Të kam falur,
Se aty ku më puthet mëndja me zemrën jam në luhatjen më të fortë e kaq mundem.
Të kam falur sepse unë nuk kam kohë më vonë, jam shumë e zënë duke jetuar të tashmen,
Sepse gjeta mënyrën për të qënë shumë afër e për më larg shkoja.
Të kam falur se sot nuk paska as fëmijë që ngrenë balona, ka vetëm të rritur që një pas një ankohen. Se gjejmë forma për të qënë të ndryshëm e gjëmojmë pas asaj që na bën të jemi të njëjtë. Kontrovers i veshur keqaz sot.
Të kam falur se edhe dimrit ja dhashë duart, e i thashë shihemi herës tjetër.
Të kam falur se dua të liroj mëndjen nga pikëpyetjet…
Të kam fal, që edhe ti të ndihesh më mirë, sinqerisht, a të kam vrarë shumë duke të të mbajt në mënd gjithë këtë kohë?!  Të kam fal, e po të njotoj që udhëtimit i erdhi fundi…

U ngrita nga kafja dhe po shfryja thua se s’më mjaftonte as ajri, as dita, as 24 orë, e rrugës, në mendime me veten, thashë, sot do ta bëj ditë të mirë.

Do t’i them “mirëmëngjes” atij që nuk i flas kurrë, do shkoj të ndez edhe një qiri e do të lutem edhe për ty që më ke bërë keq, do t’i rikthej buzëqeshjen dikujt që mendoj se e meriton, do bëj një dhuratë, do blej lule, do jem ajo vajza e kopertinës që ngjan aq perfekte në dukje dhe qesh në mes fushës së gjelbërt, do bëj gjëra që deri dje nuk i konsideroja dhe aq efektive për dikë…

E kam nis me veten e do ta përfundoj me botën!
E kam falur zemrën disa herë e fal prap, se këdo që kam pyetur më ka thënë se ajo është e vetmja gjë që edhe pse thyhet, griset, vritet, pritet, bëhet prapë po njësoj duke e ushqyer rregullisht me vitaminën kohë.

Sot e kam ndarë mëndjen që mbi të gjitha të fal veten. Ato premtimet për falje, ja adresova asaj që unë jam sot. Sot zgjodha të fal veten, sepse unë e di c’kam bërë, e thonë se vetë-gjykimi është më i rëndi.
E ngase nuk dua të gjej veten në dilema të tipit: a duhet t’i fal të tjerët? Më mirë fal veten!
Të ndihesh fajtore është mirë, në thelb është e vështirë t’i pëshpërisësh ndërgjegjes për t’ja ndryshuar mëndjen, kështu që është më e bukur marrëveshja…se arrin njeriu në atë pikë sa të ndihet keq edhe për mendimet negative që ushqen, lëre pastaj për skemat që i tejkalojnë filmat thriller…

Gabimet janë më të bukura kur bëhen me ndërgjegje, në një ditë si kjo, me diell, në qiell blu, duke i thënë vetes: Të kam falur!

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...