Skip to main content

Kam veshur shpirtin tënd...

Më thuaj cfarë t’i marr? Një gjë të dukshme…
Merri shpirtin më tha…
Edhe shpirti i prekshëm është!

Më këputi krahët! Krahët e dëshirës që sapo e kisha bërë gati për një fluturim, afër, aty afër për në shpirtin tënd!
Të mora një këmishë, për t’i mbështjellë kujtimet kur të kem ftohtë nga mungesa që do më lësh ti…
Mora një laps, ti dikur vizatoje me kokën mbështetur në timen, duke më folur për gjërat që sot nuk mundemi t’i shkruajmë!
Mora një muzikë, një shikim, një lutje, dy ëndrra dhe i heshta në një gllënjkë të tretur me ngjyrën e të shkuarës! E piva me një frymë!
Mora dhe atë shikimin tënd të vrenjtur prej diellit, kur fryn, kur bën ftohtë, kur qielli dhe ngjyra e papërcaktimtë e detit, janë njëjtë me sytë e tu!

Shpirt, të mora mëndjen, ti e di, prej në fillim ta kam thënë, aq më duhet nga ti. Unë të kam thyer zemrën e kam hyrë aty përtej xhamave të mbetur, gjeta rrugën për në shpirtin tënd! Është kaq bukur këtu, sytë nuk më ngopen prej qiellit që ke si cati. Unë nuk dua të jem gjysma jote më e mirë, dua të jem ajo që të kujton se ti tashmë je një, i plotë! Dua të di si qarkullon gjaku yt kur dëgjon emrin tim. Të di se si duket shpirti yt ende pa i zhveshur rrobat… unë jam e jotja!
Kur të jesh gati të ndjesh ndër gishta një lëkurë që mbi shpinë do t’i shkruhet një novelë, më bëj një nder, shkruaj me penelë! Nëse në shpirtin tim të duket errësirë, të siguroj se nuk është e tillë, mungon dritë dhe gabimet e mia në fakt nuk janë të tilla, janë të gjitha një: mungesa jote!



Ka vetëm një sekondë ku e gjithë bota ndalon për një kohë të shkurtër, midis një shikimi dhe një puthje, ku e vetmja e ndërmjetme  është momenti i shkëputjes, për t’u rikthyer dhe njëherë, më e fortë, më intensive, unë tek ty, një cast përfundimi ku kuptojmë se pikërisht aty, është vetëm fillimi!
Më sheh si për të më thënë: shkoi vonë, bën mirë të ikësh…
Ndërkohë që marr rugën për të ikur, i kujtoj vetes se duhet të marr frymë, e zemrës i them që duhet të rrahë. Sot kam veshur gjërat që më së shumti i pëlqej tek ti!

Kam veshur shpirtin tënd...

Comments

  1. Une nuk gjeje fjale te te komentoje...

    ReplyDelete
  2. Ti moj vajze na ke mare zemren te gjitheve me keto shkrime kaq te bukura.

    ReplyDelete
  3. Ti moj vajze na ke mare zemren te gjitheve me keto shkrime kaq te bukura.

    ReplyDelete
  4. Sa bukur shkruan ti, nuk do resht duke te ta thene ^_^

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...