Skip to main content

Më kthe kusurin e dashurisë!

Më gërvisht lëkurën me thonj kur përgjumësh më lëshon zë…
Kam botën në pjatën e dorës time por preferoj të kthej kokën nga ti, ndjej se më ushqen prania jote!
A të mjafton kaq? Sa fjalë duhen për të të ngopur shpirtin ty? Kur ti fal, sa zemra shuhen? Sa forcë duhet dreqin për të të qënë afër?...

Ma shton adrenalinën kur m’i lë pyetjet pa përgjigje!
Ndërkohë që ti ngrihesh prej shtratit, vjedhurazi dëgjoj që në buzë këndon gjysëm zëri këngën time, sa tërheqës je…

E di që nuk peshojmë njësoj në atë cfarë i japim njëri-tjetrit po tek ti mjaftohem që jap, sepse e di që në formën e dhënies time, unë marr nga ty, të gjitha ato që dua, ato që më mungojnë, ti m’i vesh aq bukur copëzat bosh, si mëndafsh i kuq mbi sup më qëndron edhe puthja jote!
Ti më zhvesh prej dëshirave, ma vjedh vëmëndjen keqaz, më bën të të kem në mëndje edhe kur të kam afër.

Është bukur të jesh rreth teje, ti ke përherë dëshirën të më japësh hapësirën për t’i vizatuar ditët në telajon tim, më duket se me këtë më bërë për vete… e dua parketin tim të drunjtë të shkelur nga ti, filxhanin tënd lënë me kafen përgjysëm, dorën time që e tërheq dhe e përfundon e ndeshet me shikimin tënd sikur më thua: prap e pive kafen time? Ka shijen tënde, të përgjigjem e largohem ngadalë duke mos  të t’i hequr sytë!

Sot, e di sa të vret e gjithë ajo cfarë nuk të them… sa të mungon gjithcka që të jepja, e se si ti nuk e blije as grimcën më të vogël të mendimit tim, se si ne duheshim në kohë të ndryshme e në botën tonë i lamë një cep të humbur pjesës së përbashkët…

Të doja në atë kornizën që të kisha vendosur, të njoha më tepër, të zbrita prej murit ku të shihja cdo ditë, dhe aty kuptova se me të gjithë të metat e gabimet e tua, ishe perfekt.
Të kisha urryer për indiferencën e herë-herë ta jepja në pjatë të ftohtë gjithë mendimin që më lëshonte mënyra jote, kuptova se akulli i pjatës time, shkrihej me ty përballë!



Arrija të pyesja veten se për sa kohë do vazhdoje të ishe në mëndjen time, ndërkohë që ti haje mëngjes e unë i lutesha kafes të më kthjellonte mendimet, përgjigja më erdhi kur ti shtyve karrigen për të ikur e më the se nëse pret më gjatë, do të jetë tepër vonë, do ta bëjmë botën të qajë nëse nuk qëndrojmë sic bënim dikur, të urrejmë atë cfarë dashuria na shtyn të bëjmë, nëse më duhet të përpiqem, më duhet një jetë, për aq herë sa bota rrotullohet ti mbetesh po prap aty, unë e di se si  ti nuk mundesh të më duash po njësoj, por le t’i rikthejmë të qeshurës kuptimin…

E dashuroj atë që urrejtja më bën të bëj për ty! 

Desantila

Comments

  1. Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.

    Dr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.

    Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
    WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...