Skip to main content

As unë nuk të dua ty!


Shprehja “ti nuk e do veten mjaftueshëm”, ka filluar më tingëllon si “xhaketë pranvere” kur të mendoj ty, që  e vë krahëve, po andej nga mesdita që ngrohet pak, e heq prap!
Në fakt, tani që e mendoj mirë, me vërte ti nuk e do veten mjaftueshëm, të ishte se e doje, nuk i ndiqje të zezat një nga një. Atë energji që harxhon t’u shkosh pas fijes dështimeve të tua të sugjeroj  përdorësh në një formë tjetër, ose mos e përdor hic, ruaje!

Më thuaj pak sa herë e ke gjetur veten duke gjykuar në heshtje të tjerët! Aty në atë momentin e poshtër që goja të lidh cdo fije-keqe për gjëra që po t’i vishje ti, ty do të dukeshin aq normale, ose më keq akoma, ty do të fliste subkoshienca se ke bërë gjënë më perfekte në botë! S’të vjen mirë që po të flas si ai djalli mistrec i vogël që të ulet në cep të shpatullës me pirunin tre-dhëmbësh në dorë. Prit se ende stë kam pickuar, sot kam marrë vetëm fjalët me vete…

Ti ke frikë nga refuzimi! Po po, këtë e di mirë! Ndaj për të mbajtur veten larg nga kjo ndjesi e jotja përpiqesh të gjesh cdo mundësi, si ai grepi në det, e nuk të lodh aspak qëndrimi për një kohë të gjatë në kërkim të një gjëje sado e vogël të jetë, t’ja marrësh shpirtin dhe asaj…
Të të shpjegoj dicka?! Nëse inatin e ke me të “voglin” po të them se dikur, në libra të shkollës fillore përdorej një krahasim për ata më të dobëtit: “trupeshk”. Edhe po thoja: mua nuk më pëlqen peshkimi, nuk më pëlqen as të jem e peshkuar, preferoj të praktikoj hipizëm, më pëlqejnë kuajt!



Më lër të të flas në të bardhë:
Nëse e sheh veten me gabime të vogla, pranoi! Mos fajëso askënd. Një ditë do të të rëndojë dyfish. Nëse ke një ditë të keqe, nuk është faji im, as i tjetrit, cliroje veten nga mundimet e tepërta që të kërkojnë të veshësh bukur një gënjeshtër. Mos e kritiko kurrë veten, ti nuk mund të jesh kurrë aq i mirë sa supozon ti se je. Ajo cfarë ti je, është ajo cfarë ti shfaq, zëri yt është cdo gjë që ti do të më japësh! Ndjesë por unë nuk të blej dot “gjërat” që nuk më duhen!
Mua më duhet e “zhveshura” jote, ajo që ti ja njeh vetes, të gjitha difektet e pastra të tuat, dështimet, pranimet, triumfet! Ato, mi thua dot? Mi prezanton dot? Sa fuqi ke të më flasësh për këto… T’i thuash të tjerëve që “unë e dua veten me të këqijat e mia?!”

Ti mund të jesh e shëndoshë por prap t’a duash veten, mund të jesh e shëndoshë (e më fal që po e them në formë harbute) por ama ke një personalitet shumë të fortë dhe të lumtë për këtë, mund të jesh e shëndoshë e të qepësh kostumin tënd, por ti nuk mund të jesh e shëndoshë dhe të jesh e shëndetshme njëkohësisht! (Uroj ta kesh kuptuar në thelb…)

Në fakt, tani që e mendoj mirë, me vërte ti nuk e do veten mjaftueshëm, të ishte se e doje, nuk i ndiqje të zezat një nga një. Kur të zgjohesh, të ndjesh lumturinë, e të duash veten, më lajmëro…

Der atëherë, as unë nuk të dua ty!

Desantila


Comments

  1. Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, duke përfshirë ritualin e shtatzënisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.
    Mos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - veproni sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...