Skip to main content

Një herë nuk mjaftoi për t'u dashur!

Si ka mundësi që sa herë mëndja vjen drejt e tek ty duket sikur ma ngjall dhe njëherë atë që dikur kishim...ishte kaq e brishtë, e doja!
A ndodh që brënda nesh të ketë qeliza të pavdekshme të zemrës së njëri tjetrit?!  Mua më ngjan se e imja përpëlitet keqaz kur ti bëhesh pjesë e saj!

Është një ditë e zakonshme e në fakt më ngjan si dicka speciale, më duket se kështu justifikohen të gjitha herët kur je e dobët prej ndjesive!
Si melodi e dëgjova prej larg një këngë që dikur ja ulërisja të gjithëve se "është e imja", sikur vargjet i kisha nxjerrë prej një nate pagjumë direkt e në vijën melodike.

Me dëshirë do të të kisha parë edhe njëherë, të pranoja aty për aty se të paskam dashur me të drejtë! E të ta thoja dhe njëherë më fort se dikur: po, do të të doja prap edhe njëherë tjetër, aq plot ma ke lënë zemrën!  Dua të duhemi edhe njëherë, nuk jemi dashur sic duhet atëherë. Më duhet të ta them duke të të parë në sy: je fryma ime! Më duhen edhe njëherë ato pak minuta për të të takuar si herën e parë në kthimin e dytë, në atë që mëndja më thotë se tani është më e fortë!

Nuk e dija se do kisha pritur kaq gjatë për t’u bërë më e fortë, po rikthimi tek ty qënka shpërthim lumturie.  Dua të të pyes edhe njëherë se si ishte takimi ynë i parë? Të bëhem kurioze nëse më mendon gjatë ditës e të buzëqesh me hatërmbetjen tënde kur nuk të shkruaj. Të të them se më ka marrë malli për ty! Nuk mjafton njëherë për të të dashur…



T’i rikthejmë kujtimet në kohën e tashme, të zhurmojmë dhe njëherë mëndjen e njëri-tjetrit, të pranojmë se duhemi si dikur, edhe pse ndaluam në stacione të tjerë e dikujt tjetër i kemi falur ato që dikur na përkisnin, të pranojmë se gabuam të ndarë…
Në përqafimin tënd ndjeva dhe njëherë zemrën të rrahë fort. Më riktheve në ditën kur fort më shtrëngove me lutjen: mos ik, qëndro në kohë… e në fakt të dy e thyem këtë lutje.

Jam kthyer, sepse dikur isha e dobët të pranoja se të doja.
Jam kthyer, sepse më duhet të të dua edhe njëherë, sepse ndjeja të braktisur diku rrahjen më të fortë që kishte njohur zemra, sepse ti m’a rrotullon botën, jam kthyer të qaj në përqafimin tënd prej gëzimit se: Ti je i bërë kokë e këmbë me dashuri, njëherë nuk mjaftoi për t'u dashur!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...