Skip to main content

Ulur tek moli i vjetër!


Hedhur krahëve një pulovër, në duar shtrëngoja një filxhan me cokollatë të ngrohtë. Bëra një copë rrugë e strukur brënda vetes dhe përhumbur kuptova se nëntori kishte zbritur drejt e në këmbët e mia. Flokët krejt pakrehur bëheshin lëmsh me të gjitha mendimet.

Sot është dita e njëjtë e vitit të shkuar kur në derë më mbërritën dy të panjohur duke më dhënë lajmin se ti nuk jetoje më...
Si ëndërr e keqe ua kujtoj fytyrën të dyve, ashtu krejt të ftohtë, më thanë se me keqardhje duhej të ishin ata që të ma helmonin shpirtin... Ende nuk e di pse ua kam veshur atyre fajin! Fajin m'a ke marrë peng vetëm ti!

Sot dot të ishte dita jonë...
Si cdo ditë që ishte e jona! Por ne nuk mbetëm të ditëve, ne tradhëtuam kohën, premtimet, ëndrrat, njëri-tjetrin, e kjo dhembi më shumë! Do të ishin plot 5 vite bashkë por ti nxitoje... Nxitoje për në punë, nxitoje për të parë një ndeshje... Po kaq me nxitim ike...
Të fundit fjalë kishe bëlbëzuar emrin tim!Edhe zemra djeg kur e kujtoj se si të kishin gjetur!
Sot nuk munda të vij tek ti...Më lanë fuqitë, më mbetën të gjitha dëshirat në një filxhan të cokollatës së zezë, të zezë si cdo natë pa ty, si errësira që i le shpirtit tim...


Ike vetëm, por nuk je vetëm!
Ike me nxitim, ndërkohë unë të pres me durimin hedhur shpatullave të rënduara!
Ike për të mos ardhur më, po ti vetë me thoje se ëndrrat zgjohen një ditë e prehen drejt e në duart e atij që i kërkon!

Unë si e cmëndur të kërkoj fluturave që zbresin më pragun e dritares time, të kërkoj ulur në molin e vjetër, aty ku ktheheshe gjithmonë pas një trishtimi...

Comments

Popular posts from this blog

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...