Skip to main content

Nuk jemi si dikur...


Sa herë kemi premtuar që do të shiheshim prapë e sa herë  të tjera nuk kemi mundur të mbajmë fjalën. Sa herë të tjera lëkundëm cdo hap për të provuar veten por nuk mundëm. Më thuaj pak, sa pyetje i ke mbytur brënda vetes e mua nuk m’i ke thënë kurrë…

Njëmijë kujtime m’u ndezën padashur kur dëgjova emrin tënd. As kryet nuk e lëviza, ndjeva frikë prej vetes, a do mundesha të vrisja dhe njëherë zemrën duke të të parë sërisht! Emrin tënd e njoh si vënd, kam jetuar aty e për pak nuk dua të kthehem. Më bëjnë keq mendimet mbi ty!
Është më mirë të mos shihemi! Kohës i është mbushur fronti plot e më tej ka vetëm një hapësirë të qielltë, ti dhe unë nuk i duhemi, ne e braktisëm si të mos ekzistonte, sot le t’i kthejmë një favor, të qëndrojmë larg…

Larg asaj që na bënte të duheshim, larg kujtimeve, ato ma hanë shpirtin, akoma skam gjetur vendin e duhur që ti braktis e të mos i marr kurrë mbrapsht, larg vetes, edhe kjo ka filluar më tradhton mëndjen, larg teje, ti je padiskutim vëndi ku nuk dua të kthehem më!
Më the se të mungoja, për dreq i dëgjova këto fjalë! Ika pa folur, smë kish mbetur më asgjë për të thënë, herët të kisha pohuar, nuk jemi më si dikur! Kam pasur një zemër të madhe, të nxinte aty ty dhe shpirtin tënd, edhe gjithcka tjetër plot që unë dija të të jepja…
Ne ishim zëri i njëmijëve por thyem një nga një drunjtë që mbanin fort dy njerëz si ne. Nuk e di se si por mendoja se kisha gjetur veten, në fakt isha humbur me ty, në atë rrugë që nuk dua të kthehem më!


Kam gjetur një vënd ku dua të rri tani, të zgjasë aq sa mundet, e dua dhe për pak, është larg teje, është afër meje, është gjithcka më duhet pa të pasur ty përreth. Ti më bën dëm! Po e pranoj, do jesh gjithnjë pjesëz e fortë e dobësisë time, ajo copë që nuk do doja të kisha njohur, sepse do më duhet të tregoj se si ti ishe i preferuari im!

Do më duhet të flas për ty e të pranoj se kur mendoj për veten, përmënd emrin tënd si dikush që dikur fort më donte! Do më duhet t’u them njerëzve se isha e lumtur dhe se nuk kam frikë nëse sot nuk të dua, të pranoj se kur dëgjoj të flitet për ty, është mjaftueshëm , sepse kam kuptuar që të jesh në mëndjen tënde si dikur, më ngjan me muzikë të vjetër që të vjedh buzëqeshjen…
Më the se më kërkoje mbrapsht, me fund piva gotën që rrokullisja ndër duar, të shtrëngova fort në përqafim… ti më bën dëm, ti je padiskutim vëndi ku nuk dua të kthehem më!



Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...