Skip to main content

Ti je gabimi im i preferuar!

Mirëmëngjes shpirt!
E di…
Ta lexoj në sy mëndjen, je kaq pa fjalë sa më ngjan se nuk të njoh! Jemi të gabueshëm, e di, por me ty do gaboja gjithmonë… prap, qindra herë e në fund të ditës nuk do ndjeja peshën e ndërgjegjes të më lëkundej para syve!

Më pyetën se c’bëhej me mua dhe unë buzëqesha. Me një shpirt plot pohova se asgjë nuk është në vendin e duhur e copat janë të tretura larg njëra tjetrës, se netët i kaloj edhe pa gjumë e ndoshta jam e dërrmuar kur vjen mëngjesi por në trishtimin e asaj që jepja në fjalë, fytyra qeshej…  Po, qeshej, sepse në mendje askush nuk më ndal të të mbaj ty!

Ti je gabimi im i preferuar!

Le të më thyhet zemra, prap do të zgjidhja ty! Sepse edhe pas vitesh, as unë as ti, nuk do kemi frikë të pranojmë një fjalë: u deshëm ne! Të mos ngremë ceremoni  heshtje e të venitemi në mëndjen e njëri-tjetrit si dy të huaj larguar kokëulur duke rendur pas atyre që nuk do të na njohin kurrë si jemi…
Zemrën nuk ua njohim, as ata nuk na e njohin ne, e për aq kohë sa një mendim më bën ditën të ndryshueshme, dua ta mbaj aty. Nuk m’a dëmton shpirtin, as shpirtin nuk ja marr vetes, por e dua për aq, të jetë e imja dhe e jotja, të jetë e jona përgjithmonë!
Nuk do të të kërkoja të më flisje për gjëra që une dhe ti i dimë, nuk do doja të dëgjoja asgjë që do të trazonte lugën në filxhanin bosh që kërcet vetëm zhurmë. Nëse do të jem gabimi yt, shpresoj të jem i preferuari.



Mua nuk më gëzon ajo që përbën një mëngjes të lumtur, nëse nuk ka shije të hidhur brënda, për mua është një ditë e rëndomtë. Ndaj lërmë ta mbaj gabimin për gjatë, unë e pëlqej po aq sa ti…
Nuk gënjej veten duke mbajtur peshë kujtimesh me vete, nuk ngrihem dot pa e ditur se të tjera më presin sot. Motivi im është ai minut kur ndjej se këmbë e duar po bëj dicka që ndoshta nuk do duhej ta bëja. E për dreq fytyrës m’i vishet e qeshura…

Të dua fort!
Thellë në shpirtin tënd jam ulur e bëj zhurmë, e prej tij nuk dal që syve të tjerëve ti ngjaj se e cmendura të ka pushtuar. Jam aty ku vetëm ti do e gjeje rrugën për ta ardhur. As ti, nuk do të hiqje dorë nga shpirti im, ke lënë vëndin tënd aty…
Ditë të mbarë shpirt. Kjo është pjesa më e bukur. Ti largohesh e unë me fytyrën e lumtur kërkoj kafen e dytë, e me diellin nga pas, ngrohtë i pranoj vetes:
Do të të ripërsërisja gjithmonë, ti je gabimi im i preferuar!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...