Skip to main content

Ti ke qënë përherë ai!


Më fal nëse qindra herë të kam mohuar, më fal nëse nuk ta kam  thënë, më fal po aq herë sa larg vetes të kam mbajtur, më fal nëse të kam kërkuar në të tjerë, ti ke qënë përherë ai!
Ti je ndjesia më e mirë kur mbyll sytë...

Nuk më duhen fjalët kur kam një të qeshur përballë, nuk dua të më thuash me zë që kujdesesh për mua, më mjafton ky shtrëngimi yt i dorës… Nuk kam nevojë për fjalë, fjalët kanë nevojë për ne! E unë kam hequr dorë prej tyre, i kam braktisur sepse në prehërin e heshtjes, kam një shpirt të lumtur. Është më e fortë se ti, më e dobët se unë, është pa gjurmë, pa hapa, është unike!

Të gjitha gabimet e mia, të shkrira në duar  si copëz akulli në ditë të nxehtë, më kanë mbajtur larg teje, sepse më duhej të isha pranë kur botës të mos i duheshin më fjalë, por t’i duhesha botës e heshtur me ty pranë!  Nuk kam kohë për pak, ndaj kam flakur tutje gjithë planet që shtrëngoja në duar, ti je skica ime e preferuar. Të gjithë gëzimet e vogla mi vesh ti në një!



E kam thyer zemrën, timen vetë, herë me kokën plot e herë plot me fjalë kot! Sepse e kam ditur që një ditë, do ti rendisja dëshirat si lutje cdo qielli që merr ngjyrën e penelit tim! Edhe yjet do të zbrisnin një nga një duarve të mia për ty, aq të deshën dhe ato, ndaj e kam të paqtë heshtjen e fjalëve e nuk ja dua prehjen midis nesh!

Të gjitha ditët janë të ruajtura për një moment kur të mbetemi pa asnjë përgjigje, të ruajtura fort si një shpërthim i fortë emocionesh, kur jeta të lëshon më duar përplasur në tokë, kur rraskapitur dorëzohesh e thua nuk mundem më, kur kokën e ul e pafuqishme për të ndryshuar vetëm një orë të trishtë, e për të gjitha këto, e ruajtur mbetet dita për të dashur!

Jam e armatosur me lule të ngjyrosura fort në të kuqe! Të gjithë i shkruajnë një këngë dikujt, thyhen zemra e shkruhen poezi, vizatohen e gërvishten letra me të zezë, e pikturave u vëmë emra, ty stë prek dot asnjë nga këto, a preket ajri? Pse e imagjinoj në të qielltë përherë?  Sepse në të  kaltë r marrin jetë  edhe të  parat fije të  arta të  diellit, si ty!
Sa e ëmbël është shija e rënies në duar të buta të dëshirave. Më duhet vetëm një ditë si kjo, për t’i thënë vetes se jam më shumë se cfarë mund të bëj, jam e lumtur që je ti, ti përherë ke qënë ai!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...