Skip to main content

Të cmendurit ata!

Gjëja që më pëlqen më shumë është kur të tjerët thonë fshehtas për ne, janë të cmëndur!

Janë të cmëndur sepse zihen shpesh, sepse nuk dinë të fshehin inatin e zemërimin me njëri tjetrin, sepse preferojnë më shumë të qëndrojnë bashkë sesa me ne, të cmëndurit ata sa duhen!

Sa e sa herë kam ardhur duke ulëritur poshtë dritares tënde, dhjetëra herë të kam urryer e kam hequr dorë prej teje. Kam pranuar se nuk do kthehesha më kurrë. Të kam thënë në fytyrë, dreq sa të dua, nga pafuqia për të të urryer, do ta thoja cdo  ditë, ti je cmënduria ime. Ti ma con shpirtin peshë. C'dreq fluturash në stomak, ti je rënia e lirë pa parashutë, kush më foli për romanca rrugëve të Romës, nuk ka njohur akoma ecjen zbathur në mëndjen tënde, as verbimin që lëshojnë sytë e tu, nuk e ka njohur se cdo të thotë të dehesh me ty!


Të jesh e cmëndur me ty, të të duash aq fort sa të të dhëmbë, të qëndrosh një orë e të ngjajë me përjetësinë, t'i shpjegosh botës se pa njëri tjetrin, do të ishim të zakonshëm...
Do kërkoheshim prap, në cdo këngë, në cdo varg, në fytyra njerëzish e në hapa të shkujdesur. Do kërkoheshim netëve që shpirtin ua kemi falur, të dehur do mbeteshim në kërkim e në zgjim trullosur do pranonim të ndarë se pa ty e pa mua është cmënduri të jetosh!

Është cmënduri të të mungosh ti, të mendohemi fshehtas për njëri tjetrin e të shtiremi në mëngjes se asgjë nuk ka ndodhur! Nuk do ta bëja kurrë, do vdisja pak nga pak cdo ditë pa ty! Errësira është parajsë me ty në krah.  Ti ma con shpirtin peshë, je vrulli i "të dua-s" time në castin kur më së shumti më bën nervoze, je goditja më e fortë, je gjithcka nuk kam imagjinuar!


Fshehtas thuhet për ne, janë të cmëndur, të cmëndurit ata sa duhen!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...