Skip to main content

Thërrmijash më bëhet shpirti!

Shikimet ndeshen dhe  njëmijë copash thyhen të gjitha përreth! Mbetemi të dy, përballë!
Një gri e heshtur, pluhur, dhe e vetmja pamje e qartë, janë fytyrat tona që njëri tjetrit ja lexojnë gjuhën e shikimit. Asnjë melodi nuk merr formën e lëvizjes tënde, tingujt nuk gjejnë më as veten në vija pentagrami, mbeten pezull, të fikura, ndërkohe ti më njeh cdo qelizë të heshtjes time...
Ti me heshtjen time ndërton e thur qindra jetë, te disa vdesim e biem e tek të tjera marrin formë të pathënat e një nate të gjatë korriku...!

Molekulat e ajrit tim janë pasqyrimi yt! Aq herë sa ti hap e mbyll sytë kur je përballë meje, aq të shpeshta bëhen rrahjet e një zemre, derisa në një moment nuk e ndjej më pulsin. Ti je afruar dhe fryma ime ndalet!


Nën lëkurë më dhëmb ajo që ishim, se jashtë e dua atë që jemi...
Më mungon edhe kur kujtoj se ti do të ikësh për pak, edhe kur me ankth pres të kthehesh, edhe kur pas të gjithave ti shfaqesh, thërrmijash më bëhet shpirti. Më merr malli për fjalët, kishim aq shumë për të thënë sa fundi ditës merrte me vete fjalën: nesër…
Sot që është e nesërmja, kemi mbetur të vakët, edhe të përbashkëtat i kemi veshur vetëm në një prekje, jemi kaq shumë të dy sa qëndrimi larg më bën të ndjej një hapësirë boshe në frymën që marr kur ti nuk je aty…

Një hap më afër dhe grija e përhimtë fillon të ngjyroset! Fytyrat tona bëhen një me gjithckanë. Unë buzëqesh, ti më ndjek! Nëse do të kalojë një ditë e vetme pa të thënë se ti je cdo gjë që kam dashur në jetë, më beso, thellë në shpirt, ajo ditë do më dhëmbë. Në rrugëtimin tim me ty, kam njohur veten, e kam filluar t’ja dua vetes edhe difektet, kam kuptuar se ato janë gjërat pa të cilat ti nuk do më kishe dashur, kam dëgjuar disa herë të njëjtin refren e njëmijë herë të tjera do ta dëgjoja, të dua vetëm ty!

Ti më fik ëndrrat por më ndez dëshirat, ti më ndal frymën por më jep qindra pulsime zemre, ti je e keqja ime e domosdoshme, je ai që më ushqen shpirtin me atë që më së shumti dua, adrenalinë! Ti je shpejtësia, era e furishme, vrulli, sfida, ankthi dhe frika, je gjithë gjërat që më ndalin frymën, por më shpeshtojnë rrahjen e zemrës!

Shikimet ndeshen dhe  njëmijë copash thyhen te gjitha perreth! Mbetemi të dy, përballë!



Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...