Skip to main content

Para së gjithash, mbi gjithcka!


U thyen copash xhamat nën këmbët e mia. Ankthi m'u mblodh grusht ne kraharor. Ti e lëshove përtokë më të shtrenjtën time zemër...

Do të më dhëmbë, do më shkatërrojë, dhe kudo që të ec, do të kujtoj ty, do të kujtoj atë ditë historinë e një lumturie që do të më duhet ta zhvesh nga vetja si një fustan të grisur...
Do të më lodhë shpirtin, do më dergjë në shtrat me kokën rënduar e do të më vjedhë lot. Do më duhet të të kujtoj si largimin më të bukur... Do më duhet të harroj sa fort ma zgjon peshë zemrën...

Kthemë dhe njëherë aty! Kthemë në dhomën ku dje gjumi na urreu, aty ku jetët grimca u bënë në fragment sekondi, në atë cast ku pa asnjë të folur më veshe me njëmijë fjalë të pashkruara, kthemë veten!

Të merr malli?
A ke zemër ti? Apo gjetkë t'a kanë thyer edhe ty... Si mësove t'i urresh ti njerëzit, c'mësomë dhe mua ti dua. Thuamë, sa herë thyhet një zemër, e lërmë aty prap, në zemra të tjera të lyp lëmoshë derisa të të harroj...
A më sheh rrugës kur botës i zhdukem nën hapin e shpejtë të dhimbjes që më le? Si dukem si e huaj? Thuamë, sa herë i ke lënë të pashkruara edhe ato pak gërma që doje të m'i përplasje fytyrës. Thuamë, po ty, a të është thyer zemra?!


Mbi gjithcka, renda të të jepja prej vetes të shtrenjtën zemër. Ti m'u shfaqe krejt papritur. U përplasën shikimet dhe armët humbën sensin nën shtrat petalesh. Unë ula mbrojtjen, ti mburojën. Asnjë gjurmë të shkuar nuk kishte lënë shenjë në atë cast.

Do të të harroj...
Do të të rëndojë në duar faji kokulur në prehërin tënd.

U thyen copash xhamat nën këmbët e mia. Ankthi m'u mblodh grusht ne kraharor. Ti e lëshove përtokë më të shtrenjtën time zemër.


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...