Skip to main content

Do të shkruaj për ty...



Do t'i shkruaj për ty, fjalët që prej të tjerëve thura histori, fjalët e të tjerëve që sot i mora në duar dhe u zotova t'i bëja të miat e në rruaza të stolisja një gjerdan fjalësh për ty...

Të të them faleminderit që hyre në jetën time si një udhëtar në një rrugë të vetme, si një pasagjer në krahun tim të djathtë në avion, si një dorë shtrënguar në boshllëkun e gishtërinjve të mi, erdhe ti, dhe si copëz e munguar, plotësove atë hapësirë që unë nuk e dija  se ekzistonte...
Të të them, duamë aq sa mundesh, se një zemër si e jotja, di të dojë përtej cdo ndjesie... Të të them më në fund, fjalët që të tjerët i thanë njëri tjetrit kur duheshin... 

Të mos kem frikë nga ecja zbathur në rrugët qe do të ec me ty, të bindem se jeta është një kuti surprizash që luan ecejake e shpesh herë të hapet duarsh në një ditë të zakonshme si kjo, duke ardhur krejt ashtu pa asnjë festë të vecantë, pa një datë, pa asgjë të zhurmshme, drejt e në shpirt...
Të të dërgoj këngët që të tjerët ua dedikuan njëri tjetrit, të jetojmë një kohë ku shembuj të mos jenë më personazhe të filmave, ai dhe ajo, por midis nesh, unë edhe ti!  


Njëherë kisha ëndërruar që isha dikush që doja, ëndërroja të ishe ti pa e ditur se kush je, një ditë ëndërroja që të gjitha netëve të pagjumë, të ishe ti arsyeja...
Por ti nuk erdhe netëve të lëna gjetkë në vetmi, as vegimeve të mëndjes, ti erdhe një ditë dhe hodhe poshtë gjithë muret e ngritur të veshur me shelgje, ti më bërë të buzëqesh me premtimin, se cfarëdo që të ndodhë, të duhemi, mundemi. Mundemi më fort të duhemi pas qindra kilometrash, pas rrugëve që në destinacione të ndryshme ecim dhe në shtrëngimin e fjalës, të dua për vete.

Ti je arsyeja!
Që sot fjalët e botës do t'ja vjedh duarsh.
Do të të shoh përsëri, pas ditësh ku do të ketë rënë shi, pas ditëve që do jem trishtuar për mungesën tënde, që jetës t'i kem mbajtur mëri, do të frymoj prej shpirti, do të të shoh përsëri dhe kohës t'i heq perden, kur diellit në fytyrë ti buzëqesh e t'i pohoj se asgjë tjetër nuk paska rëndësi, kur ke një zemër të lumtur, kur arsyeja je ti!

Të të pyes, ku ishe më përpara?! Ku ishe ti kur unë doja të isha një njëri që di të dua... Të të them qëndro, më shtrëngo e puthmë duart, besomë, njëjtë sic bëj unë me shpirtin tënd, duamë!



Comments

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...