Skip to main content

T'i dua pak nga pak të fshehtat!

Dua të mos njoh shumë prej teje e të me shuhet njëherësh kurioziteti...
Dua të mos jem një rutinë e vagullt që endem ashtu kotazi në mendjen tënde...
Dua të të jem larg e në kthimin tënd të mos përbëj asgjë të jashtëzakonshme!
Të voglat e vërteta janë krejt ashtu të përthithshme për gjithë cfarë përbën një histori si kjo. Janë si një asfalt i heshtur me vetëm dy kalimtarë, janë si zhurma e lehtë që lëmë pas...
Do të nisesha menjëhere në rrugë të panjohura, me ty le të bënte dimër, do të njihja edhe ashtu, në brymin e ftohjes, në ethe të frymës, do të nisesha udhëve të reja, pa mburojën e fjalës "përgjithmonë", nuk na duhen premtimet, duhemi vetem unë edhe ti.

Mjafton kaq pak në libër të jetës për të njohur më tej edhe veten në ty, mjafton, sinqerisht, disa gjëra le të mbeten pa thënë, ka ditë të jetës ku gjithë të voglat shuhen e në pëllëmbë të cdo ndodhie mbetemi vec unë edhe ti. Mbamë larg të fshehtave të tua, ruaji e duaji brenda vetes tënde, unë mund të ti dëmtoj. Vetes nuk ja dua brengat e aspak ty në të, ti le të mbetesh i paprekur në pluhurin që lënë rrënojat e zemrave të thyera.


Më vesh me një shije të ëmbël edhe pas cdo "mirupafshim", ikim krejt te qetë kundrejt njëri tjetrit pa e ditur nëse do të shihemi nesër a jo, njësoj bën ngrohtë në shpirt edhe duke qeshur me të tjerë që nuk janë une edhe ti. Dehem dhe jam e clirët! Me ty nuk ka asnjë prangë zemre qe më mban lidhur. Me ty shuhen gjithë shkëlqimet e rrugëve dhe prap bën dritë...

Mbamë larg, vetëm duam afër! T’i dua pak nga pak të fshehtat, ti i vesh, i zotëron, si të jenë dicka e zakonshme, si tymi që lëshon një cigare që shpirtit ja shfryn brengat. Është e cuditshme që më tërheqin aq fort misteret e tua…

Të dielave të ngrohta, fjalëve të pathëna do ti vesh edhe rreze të tjera, do të rrotullohet bota rreth nesh, do të bëj prap dimër dhe festa të tjera do të kalojnë një pas një,  edhe në ditët kur me kast do të përpiqem të mos të të mendoj, ti do vish përsëri, i  heshtur, me gjithë të fshehtat e misteret që t’i dua, me një puthje të re me shije të vjetër…

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...