Skip to main content

Në komedinën përbri krevatit!


Në një ditar të vogël shfletova para syve një jetë që dikur kish qënë e jona. Sa vogëli të ëmbël shihja në cdo fletë ku një copëz letre i drejtohesha në emër: i dashur ditar, sot u takuam prap. Sa mall më dogji në kraharor. Në mjekër m'u mblodhën lotët që dikur nuk munda t'i qaj, lotët që dikur u trazuan në shpirt e heshtje mbollën në fytyrë. Cfarë më bënte të isha për ty bota? Cfarë e bënte atë zemër të më donte në atë formë sa sot të më rrënqethë trupin?

Doja të mbyllja sytë e të jetoja edhe njëherë emocionin e një mesazhi të dërguar vonë, të netëve ku premtimet ngjanin të përjetshme, të netëve ku flinim me mëndjen tek njëri tjetri...ku mëngjesi do të na bënte bashkë po prap në cepin e rrugës së shtëpisë, ku do të shkëmbenim ato përshëndetje që zor se i mbajmë mënd se cthuhej në ato fjalë. Doja të isha dhe njëherë e dobët, vec dhembja e zemra e provon një shpirt...

Të merrja pas kalendarin e 1 Janarit të atij viti, të vizatoja një zemër mbi të e të shkruaja, ti nuk dhemb. Në ditët kur mvishej trishtimi si re mbi krye, një copëz rreze vinte prej fjalëve të tua: më ke mua! Sa e madhe dukej bota e vogël e syve tanë. Sa të thjeshta ishin ëndrrat dikur, që një blloku të vogël të verdhë i derdhja cdo ditë shpirtin në duart e tij, thua se zot ishte e m'i ruante në gji të fshehtat që i doja aq fort...

Lexova 76 faqe të tij, e tek të gjitha gjeta një arsye për të qarë, janë vetja kur dija të doja ty, janë ti, kur në cdo mbrëmje më thoje natën e mirë dashuri!

" Mëngjes, e hënë, në dyert e shkollës zhurmat ngjanin si melodi. Para një dite ishim uruar për një përvjetor, ishim uruar me fjalë të buta se të tjerë përvjetorë na prisnin. Një ditë e ftohtë shkurti, ngrohu edhe njëherë një jetë..."


I dashur ditar është e premte, shkurt 2017.
Se si dukem unë sot pasi kam lexuar veten e dikurshme. S'di më a duhet të qaj a të qesh, apo më duhet të kthej kryet e me zemër ti përulem vetes në falje duke thënë se koha më katandisi në ditë të thata! Se di si dukesh ti sot e kujt ja ke mbajtur premtimet që më përkisnin. Nuk e di a e kujton ndonjëherë ritualin e cdo të hëne, ku do të më shkruaje "javë të mbarë...", a e mban mënd si di të duash ti? Të gjitha i ruaj unë në ditarin e vogël me dryn, mbyllur në të, bashkë më ty, kohët kur mendonim se të duash, ishte ne!

Jam kurioze të di, kujt ja dhurove zemrën... atë të dobtën që ëndrra thyen e prek një shpirt. Më thuaj pak, e di ajo për mua? Po kur të pyet, ti cfarë i thua...?




Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...