Skip to main content

...gjithcka që unë s'kisha menduar kurrë!

Ti pohoje se nuk do ndryshoje kurrë por ti ndryshove tërësisht jetën time! Ti i dhe emër cmendurive të mia të fjetura diku, ti më zgjon vonë, si ditë e dielë me shi... Ti je i vetmi pritës në aeroportin e mbërritjes time, sepse ti nuk je nisja, je destinacioni im final, je përqafimi përlotës, je një mall që shuhet në këtë moment...

Me ty rrezohen dhe bien poshtë të gjitha ligjet e natyrës, me ty shemben të gjithë mendimet ngatërrestare në pyllin e mëndjen time, me ty në agim e deri në muzg... Nuk e di si e njohin të tjerët lumturinë, se disa thonë që është një cast, një minutë a një përqafim, kurse unë, mëndje mbrapshta e njoh në kohë atë, se fundja cvlerë ka po zgjati aq pak, jam shpirt pangopur e në thelb venat më rrahin vetëm impulse të forta prej zemrës, do të vdisja po të mos ishte në këtë formë e gjithë qënia jote tek unë, do isha larguar pa mbërritur ende...

Kanë shkruar e kanë folur kaq shumë, sa ndihem e pafrymë për ti dhënë emër tjetër ... Por njoh një zotim, që me shpirt e them, ti përbën gjithcka mban emrin lumturi dhe je zemra ku gjen vend një zemër si e imja… Nuk të ndahem më! As sytë nuk i heq më prej teje. Je një pamje që dua ta shoh cdo ditë, je piktura soditëse  që dua të jetë e vrarur në murin e një shpirti si i imi…
Natyra është mësuar me stuhi, kurse unë jam e valëve të buta, ato që as nuk ndjehen, jam një liqen i paqtë, që vec pritës të ëmbël si ty ka…



A të kam thënë ndonjëherë se unë kam qënë një ëndërrimtare e keqe? Po po, nga ato që ëndrrat zhubër i bënte sirtareve, derisa mbusheshin plot e më duhej t’i zbrazja për ti plotësuar dhe njëherë? Të kam thënë se gjithë lëmshet e jetës i kam thurur vetë më këto duar? Të kam thënë ende se ti je gjithcka që unë skisha menduar kurrë?
Nuk po të rrëfehem, vetëm kam zgjatur duart e akullta për t’u ngrohur tek ty, nuk po bëj të sinqertën për të të vjedhur zemrën, jam e gjitha në ty sic je ti tek unë…Ti pohoje se nuk do ndryshoje kurrë, por ti ndryshove tërësisht jetën time!
…ti përbën gjithcka mban emrin lumturi dhe je zemra ku gjen vend një zemër si e imja, ti je gjithcka që unë nuk e kisha menduar kurrë!



Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...