Skip to main content

Mëngjes herët...


Prisja një betejë, po ende nuk e dija se c'pamje kishte. Më ngjante se ishte vendi më i frikshëm ku mund të shkoja ndonjëherë...Më ngjante se aty do të të humbisja prap, për mos të të gjetur më askund, se do të mbaronte njëherë e mirë vrulli i një të kaluare!

Arrita të mbyll sytë, po krejt e zgjuar isha, një verbim lëshonte dritë nën qepallat e mia. Vetëm ti mund të ishe i veshur në kaq forcë, të mundje mendimin dhe shikimin njëkohësisht! Nuk mora dot guximin të dëgjoja asnjë tingull muzikë, ja kisha frikën, megjithatë ndjeva se jo cdo gjë e kisha humbur në mënyrë të pandreqshme, se përshëmbull mund ta rigjeja edhe njëherë të qeshurën në një shikim tëndin, për të kuptuar se jeta nuk është vetëm një fasadë...

Pata dëshirë vetvetiu të trazohesha me ngjarjet e jetës, mjeshtërisht gjej përherë të duhurit njerëz për ta bërë këtë. Takimi ynë e solli dhe njëherë botën sërisht në vend, sikur cdo objekt e cdo ndërtesë ra aty ku ishte!
Më pëlqeu fort prirja jonë për nga gjërat e vështira, mosbesimi ndaj ndjenjave të përcipta, heshtja e thellë për grimca të padëmshme, e përtej kësaj, ajo cka ma ndizte shpirtin flakë ishte dëshira për të ndezur te njëri tjetri edhe atë që është e pamundur, akullin!

Ti më ke çarmatosur... Dhe erdhe krejt papritur, duke e zbutur në një formë të pashquar përemrin vetor "unë", "ti" tek "ne". "Ne", ishte një ndërtesë që dita-ditës merrte pamjen e një vendi të banueshëm, në oxhak, drunjtë kërcisnin shkëndija të vogla zjarri, bën ngrohtë në shpirtin tënd...


Është herët dhe unë jam zgjuar para teje, kjo është ora më e brishtë, cdo gjë hesht, përvec hapave të mi. Me sytë nga lavjerrësi i orës, mora pamjen e një maceje që rrezeve të diellit u llastohet papushim. Koha, dita, minuti, nuk do të më sfidonin më. Në luftë me të paqmin shpirt timin, e dija se humbja do të qe krejt e thjeshtë. U struka në cepin e kolltukut të butë, shtrëngova në duar filxhanin e madh të kafes dhe me sytë përtej dritares nuk dallova asnjë gjurmë kaltërsie!
Dielli sot qënka si lumturia, i fshehur por ekziston. Beteja tashmë ka kaluar, 
është koha të duhemi..

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...