Skip to main content

Më quaj të cmendur!

Nuk do pikturoja një të qeshur tjetër për të bërë hijshëm pamjen që ke përballë. Nuk mbaj mënd se cdo të thotë të mbash mëri as të shtrihesh natën vonë më shpirtin helm, nuk do thoja më shumë fjalë që në dëgjimin e dikujt të vijnë aq të vogla sa t'i shuaj një piklimë shiu!
Nuk do bëhesha e verbër para një buqete të kuqe që duarve hark u rri aq bukur, nuk do prisja të zbardhte për të ikur larg asaj që natën nuk m'a lë gjumin të vijë, do të shkoja larg, larg asaj që përbën ti!

Unë jam e përqafimeve të forta, jam e mallit, jam e zemrës si njeri! Jam e fjalëve të mëdha, atyre të vërtetave që kam fuqi ti shquaj e t'i mbaj, e ndjesive, atyre që ua njoh vendin ku i përket të rrijë!
Po, më quaj edhe të cmendur, sepse i bëj gjërat ashtu sic ti i ke frikë, ashtu sic ti më kërkon në cdo jetë tjetër! Nuk më vjen keq për ty, vetëm urrej faktin që kërkon të dish cdo gjë e si pak nga pak vdes ti prej lumturisë time, ajo e madhja që qesh me ty!



Nuk na i shpëtojnë puthjet dashurinë, jo! Nuk jam aq e vakët për të mos shkuar pa një zhurmë që të ta trondisë gjithë qënien! Nuk paguhen kështu zemrat e mëdha si e imja, në të vërtetë e në gënjeshtër, të hidhurat mbeten të tilla kur janë të fundit që provohen!
Në ishuj të vegjël nuk qëndrojnë dot shpirtra si i imi, nuk largohen pak nga pak anijet prej gjirit tënd të pajetë, jam kthina e prerë e largimit të hekurt, jam e jetëve të mëdha, e gërmave gdhendur mureve të betonuara në ndërtesa të shenjta, jam heshtja e tre pikave të fundit të një fjalie...

Të pezmatoj shpirtin në atë sekuencë që të vesh në ankth, mos më provo të lutem, nuk jam e gjërave të vogla sic është zemra jote, mua syri më sheh tej grisë e tëj cdo veshje që shiu i jep tokës!
Unë jam e dashurisë, jam e përqafimeve të forta, shtrëngimeve zemër për zemër, jam e të vërtetës unë e nuk bëj kompromis të lirë për fjalë të vogla...

Jam e gërmave të forta, atyre që bërtasin e  godasin më plumba lumturie që shpërthejnë drejt e në jetën tënde!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...