Skip to main content

Do të flas për ty në kohën e shkuar!

Kridhem e tëra në atë të voglin kopësht të mendjes time. Është mëngjes dhe i përsëris vetes se duhet vetëm te ec pak për të jetuar më gjatë nën vështrimin tënd. Ja pëlqej heshtjen dimrit, krejt ashtu të thatë, si një plak i mocëm e fjalë-pak, e po në rrugë të tij të gjej fjalë që as celjes se një pranvere nuk ja lidhja dot dy gërma lulesh bashkë!
Koha e pamjaftueshme për të zbrazur edhe njëherë grushtë hidhërimesh më mbajti peng prej këmbe! Koha, kjo vrapuese e denjë, edhe sot më mundi...

Dhembja shpesh herë vjen fshehurazi... Të zë në cast, të mbërthen! E imja është e bindur, e stërvitur mirë, më dëgjon edhe atëherë kur më së paku m'a ka ngenë!
Jam endur shpesh në fushën e saj, si një kafshë e zbutur, marrë në dorëzim nga një pronar...

Fytyra ime shpreh lumturi të shkuar, vetëm ajo ka forcën të më mbajë në botë! Kapem shpesh pas gjërave të bukura, fundja unë ja kam gjetur vetes skutën e shpëtimit, rreze plot dritë më lëshon shpirti kur në foto gjej edhe njëherë pamjen time buza-gaz!
Në hapësirën time vështirë se ka ditë gri, lehtë cdo ditë do të ketë copëz qielli për ta vështruar, vendi që ze tek unë lumturia është kaq e madhe, është lidhja më e bukur që kam me jetën, të gjallët, njerëzit, ty!


Ti më lidh me jetën, ti më jetëson heshtjen, ti me heshtje më shpërndave cdo grimë të ëndrrave të mia! Ti u zhduke dhe more me vete gjithë muzikën që më sillte shpirtin në ritëm, me duar të ftohta më shtrëngove duke ndjerë edhe njëherë se sa ngrohtë bën në mua!

Ti ike... Dhe unë do të flas për ty në kohën e shkuar... Ai ishte, ai donte!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...